Qeveria e Serbisë mori vendim të mërkurën për ngrirjen e të gjitha stërvitjeve dhe aktiviteteve ushtarake me të gjithë partnerët, konfirmoi shërbimi për media i Qeverisë së Serbisë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë. Një ditë më herët, Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë, përmes rrjetit social Telegram, publikoi informacionin se stërvitja ushtarake “Vëllazëria sllave 2020”, në të cilën marrin pjesë forcat e armatosura të Rusisë, Bjellorusisë dhe Serbisë, do të mbahet në shtator në Bjellorusi. Aty u bë e ditur se stërvitja, e komanduar nga Forcat e Armatosura të Bjellorusisë, do të mbahet në qytetin Brest dhe...
Continue reading...Lajme
“Do ketë një ‘boom’ të votës si në 1997”, Kryemadhi parashikon çfarë do ndodhë në zgjedhjet e 25 prillit
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka deklaruar se opozita e bashkuar do të fitojë 104 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, aq sa ka pasur maxhoranca në 1997. “S’ka asnjë problem. Maksimizimi i votës së opozitës është në të gjitha variantet. Është e lexuar, e kontrolluar, e dakordësuar, e rakorduar, e numëruar, e përllogaritur. Pra është çdo gjë dhe nuk ka asnjë lloj shpëtimi. Kodi aktual që kemi është një mundësi dhe rezultati më i mirë që mund të marrë rilindja është me kodin aktual. Çdo ndryshim tjetër i sistemit me koalicione apo pa koalicione, me lista të hapura apo...
Continue reading...Metali i çmuar që po afron vendin tonë me BE, Reuters: Shqipëria ka depozita të shumta
Sipas një artikulli të publikuar së fundmi nga Reuters, Europa po i bashkohet përleshjes globale për mineralet. Artikulli thekson se Europa po e humbet betejën globale për metalet dhe se këto të fundit janë duke i mbaruar. Në artikull përmendet edhe Shqipëria. Kapaciteti prodhues i Europës, sidomos në fazën e rafinimit dhe të procesimit është reduktuar ndjeshëm, sidomos nga konkurrenca me çmime më të ulëta, kryesisht nga Kina. Alarmin e ka ngritur së fundmi edhe shoqata europiane, Eurometaux. “Europa ka arritur pirunin kritik”. “Pesë vitet e ardhshme do të përcaktojnë nëse ne do të kemi sukses në rimëkëmbjen tonë në...
Continue reading...“Erdogan të goditet atje ku i dhemb më shumë”, PPE del në mbrojtje të Greqisë dhe kërcënon hapur Turqinë
Partia Popullore Evropiane shprehu solidaritetin e plotë me Greqinë dhe Qipron si edhe pakënaqësinë e saj për sjelljen e Turqisë në Mesdheun Lindor. Në një seri postimesh në “Twitter”, PPE theksoi se Greqia duhet të mbështetet, kurse presidenti turk të goditet atje ku i dhemb më shumë. “Ne nuk do të pranojmë faktin se Turqia po shkakton destabilizim në të gjithë rajonin. Ne mbështesim fuqimisht Greqinë dhe Qipron në mbrojtjen e kufijve dhe zonës së tyre bregdetare. Së pari, Këshilli Evropian duhet të përcaktojë kushtet në të cilat ne mund të vendosim sanksione të reja ekonomike nëse kërcënimet turke vazhdojnë....
Continue reading...“Je tamam zdroms, rregullon Tiranën dhe s’prek një gjë në shtëpinë tënde”, Erion Veliaj tregon çfarë i thotë gjithmonë Ajola
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar së fundmi tek “Rudina”, ku gjatë intervistës foli për jetën e tij bashkëshortore me Ajola Xoxën, djalin Kajan, infektimin me Covid e për fëmijërinë e tij. Gjatë emisionit, Veliaj sqaroi fjalën e famshme që ai ka përdorur ndaj çunave shqiptarë, “zdroms” duke treguar se edhe bashkëshortja e thërret me këtë term. “Shiko unë jam shumë i përgjegjshëm dhe vërtet bëj humor dhe them ne çunat jemi zdromsa, e di çfarë domethënë zdromsa? Se shumë njerëz ofendohen dhe them pse ofendohesh për diçka që nuk e kupton? Ofendohen se janë i një grupimi...
Continue reading...Turqia e Greqia në prag të luftës (VIDEO)
Raportet në mes të Greqisë dhe Turqisë që po vazhdojnë të jenë të tensionuara për shkak të burimeve të gazit në territorin që pretendohet nga të dy palët. Zyrtarët grekë po thonë se do ta forcojnë edhe më tej ushtrinë me programe të reja armatimi, për t’i dalë në mbrojtje vendit, njofton Klan Kosova. Video
Continue reading...Në cilin qytet do të jetë kandidate? Monika Kryemadhi zbulon hapur strategjinë e saj
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet se opozita e bashkuar do të fitojë 104 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, aq sa ka pasur mazhoranca në 1997. Kryemadhi shprehet se propozimi i opozitës është për lista të hapura 100% dhe për funksionimin e rregullave të lojës në një vend demokratik. Gjithashtu Kryemadhi ka treguat nëse e ka vendosur se në cilin qytet do garojë. -Ju Zonja Kryemadhi, a e keni vendosur ku do të garoni? “Kjo ka kohë për tu vendosur. Sigurisht që strategjia ime është Fieri, Durrësi, Tirana, Elbasanin do të shikojmë”, – tha Kryemadhi për Vizion Plus.
Continue reading...Bylykbashi bën reagimin që nuk pritej: Ja sa mandate do të fitojë opozita në zgjedhjet e ardhshme
Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik ku përfaqëson Partinë Demokratike, është shprehur, që opozita pret që të fitojë 84 mandate në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021. “Rama po përpiqet të humbas sa më pak. Nëse opozita do të fitonte 84 mandate do ndryshonte ligjet. Asgjë nuk është e shkruar se këtë i opozita nuk i merr.“ tha Bylykbashi. “Edi Rama është drejt humbjes. Cështja është sa do humbas. Nuk është sistemi që do e shpëtojë Edi Ramën. Strategjitë elektorale janë aty si të doje. PD i tha si e do? Dhe kështu do të ndodhë. Me cdo sistem...
Continue reading...Dritan Abazi: Jam nga Kruja, mbiemrin ma ndryshuan në ‘Abazoviç’ gjatë periudhës së komunizmit
Dritan Abazoviç, president i lëvizjes URA në Malin e Zi që në zgjedhjet e 30 gushtit ka siguruar katër mandate deputetësh, do të ketë një rol përcaktues në formimin e qeverisë së re. Ai shprehet i gatshëm për të sakrifikuar veten për hir të një ndryshimi të prekshëm në vend edhe pse nuk mungojnë propozimet për ta zgjedhur kryeministër. “Mendoj se nevojitet një qeveri ekspertësh, ku politikanët të punojnë në Parlament. Kryeministër? Mundësi ka por unë mendoj se në këtë qeveri është më mirë me qenë njerëz jashtë politikës”, thotë ai. “Gjukanoviç në 30 vjet ka ndërtuar një shtet privat...
Continue reading...Mediat serbe pretendojnë se këta janë dy shqiptarët që e ndihmuan Trumpin duke e “goditur” Serbinë
Yll dhe Ylber Bajraktari janë dy shqiptaro-amerikanët, që shkuan si refugjat lufte nga Kosova në SHBA, dhe shënuan ngritje të jashtëzakonshme në karrierë duke u futur në hierarkinë e Pentagonit dhe Departamentit të Mbrojtjes. Ndihma e tyre për Republikën e Kosovës është vënë në theks edhe nga mediat beogradase. Në ballinat e sotme, njëra prej tyre ka shkruar një shkrim të titulluar me; “Trampovi siptari udaraju na srbiju” (Shqiptarët e Trumpit godasin Serbinë) Sipas tyre, dy vëllezër kanë dhënë ndihmë të veçantë për presidentin, Donald Trump rreth çështjeve në Ballkan. “Vëllezërit nga Kosova Ylber dhe Yll Bajraktari janë të emëruar...
Continue reading...




