“Erdogan të goditet atje ku i dhemb më shumë”, PPE del në mbrojtje të Greqisë dhe kërcënon hapur Turqinë

Partia Popullore Evropiane shprehu solidaritetin e plotë me Greqinë dhe Qipron si edhe pakënaqësinë e saj për sjelljen e Turqisë në Mesdheun Lindor.

Në një seri postimesh në “Twitter”, PPE theksoi se Greqia duhet të mbështetet, kurse presidenti turk të goditet atje ku i dhemb më shumë.

“Ne nuk do të pranojmë faktin se Turqia po shkakton destabilizim në të gjithë rajonin.

Ne mbështesim fuqimisht Greqinë dhe Qipron në mbrojtjen e kufijve dhe zonës së tyre bregdetare.

Së pari, Këshilli Evropian duhet të përcaktojë kushtet në të cilat ne mund të vendosim sanksione të reja ekonomike nëse kërcënimet turke vazhdojnë.

Erdogan duhet të goditet atje ku i dhemb më shumë, në portofolin e tij.

Është koha për një rishikim themelor të marrëdhënieve tona me Turqinë”, – deklarojnë popullorët europianë!

Komentet PPE i bëri pas një takimi me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.