Serbia ngrin të gjitha stërvitjet ushtarake

Qeveria e Serbisë mori vendim të mërkurën për ngrirjen e të gjitha stërvitjeve dhe aktiviteteve ushtarake me të gjithë partnerët, konfirmoi shërbimi për media i Qeverisë së Serbisë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë. Një ditë më herët, Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë, përmes rrjetit social Telegram, publikoi informacionin se stërvitja ushtarake “Vëllazëria sllave 2020”, në të cilën marrin pjesë forcat e armatosura të Rusisë, Bjellorusisë dhe Serbisë, do të mbahet në shtator në Bjellorusi. Aty u bë e ditur se stërvitja, e komanduar nga Forcat e Armatosura të Bjellorusisë, do të mbahet në qytetin Brest dhe...