“Do ketë një ‘boom’ të votës si në 1997”, Kryemadhi parashikon çfarë do ndodhë në zgjedhjet e 25 prillit

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka deklaruar se opozita e bashkuar do të fitojë 104 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, aq sa ka pasur maxhoranca në 1997.

“S’ka asnjë problem. Maksimizimi i votës së opozitës është në të gjitha variantet. Është e lexuar, e kontrolluar, e dakordësuar, e rakorduar, e numëruar, e përllogaritur. Pra është çdo gjë dhe nuk ka asnjë lloj shpëtimi.

Kodi aktual që kemi është një mundësi dhe rezultati më i mirë që mund të marrë rilindja është me kodin aktual. Çdo ndryshim tjetër i sistemit me koalicione apo pa koalicione, me lista të hapura apo me lista të mbyllura, në rastin më të mirë do të ketë 40 deputetë, në rastin më të mirë.

Të jeni të bindur që në çdo lloj zhvillimi ose në çdo lloj hapësirë të të gjithë kësaj strategjie që po ndiqet do të ketë një boom të votës së elektoratit që do të ndodhë si në 1997 ku mazhoranca ishte me 104 deputetë”, u shpreh Kryemadhi në një intervistë për Vizion Plus.