Lajme

“Shengeni Ballkanik”, projekt gjeopolitik i SHBA-ve

Ka dallim të madh midis “versionit” Rama-Vuçiç dhe atij amerikan. Meqë i pari ishte më shumë një kalkulim Tiranë-Beograd, pa mbulesë reale. Ndërsa ky i Uashingtonit, është pjesë e një plani konkret, të atij të nënshkruar në Berlin më 2016. Përmes “Mini Shengenit Ballkanik” shqiptarët nuk do të kenë asnjë pengesë për të lëvizur në hapësirën tonë natyrale kombëtare. Ky projekt duhet parë nga këndi rajonal gjeopolitik i SHBA-së, thonë njohësit e zhvillimeve politiko-historike duke folur mbi “Mini Shengenin Ballkanik” Shkup, 10 shtator – Marrëveshja e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar në Uashington parasheh edhe bashkëpunim ekonomik...

Continue reading...

Abazoviq: Largohem nga Qeveria nëse iniciohet tërheqja e njohjes së Kosovës

Kryetari i lëvizjes URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se nuk rri në një Qeveri, në të cilën kërkohet çnjohja e shtetësisë së Kosovës. Sipas tij nëse iniciohet tërheqja e njohjes së Pavarësisë së Kosovës, ai largohet nga Qeveria, meqë pohon se për të qenë partnere qeverisëse, duhet secili të respektojë parimet. “Absolutisht do të dalim nga Qeveria. Absolutisht largohem nga një Qeveri e tillë që inicion diçka të tillë”, ka thënë Abazoviq në Klan Kosova. “Nëse vjen jashtë kësaj marrëveshje me u iniciu, ne s’jemi më pjesë e Qeverisë së Malit të Zi”. “Njësoj është edhe...

Continue reading...

Kryeministri grek-Turqisë: Tërhiq anijet, ose do të të izolojmë

Kryeministri i Greqisë Ktriakos Mitsotakis i është drejtuar me një mesazh të fortë Turqisë. Ai e ka lënë zgjedhjen në dorën e palës turke, së cilë i ka kërkuar ose të heqë anijet, ose do ta izolojnë. Ai tha: Zgjedhja është e qartë. Turqia mund të bashkëpunojnë dhe të gjejë gjuhën e përbashkët, ose mund të vazhdojë të luajë lojëra në periferi të Evropës, dhe për të paguar një shumë të konsiderueshme financiare për sjelljen. Mund të zgjedhë nëse Greqia do të jetë një urë apo një pengesë për partneritetin dhe përparimin. Nëse Turqia do të kishte zgjedhur urën, unë...

Continue reading...

Ambasadori palestinez në Serbi: Palestina s’do ta njohë Kosovën në asnjë mënyrë

Ambasadori palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan ka thënë se Palestina nuk do ta njohë Kosovën në asnjë mënyrë. “Ne nuk e njohim Kosovën, jo vetëm shkaku i dashurisë karshi Serbisë. Ne e respektojmë të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën 1244 e cila e trajton Kosovën si pjesë të Serbisë. Ekziston rezoluta 478 e cila të gjitha shteteve ua ndalon hapjen e ambasadave apo njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit”, ka thënë Nabhan pwr televizionin serb, “Nova S”, teksa ka shtuar se Kosova në të vërtetë mund të ketë më shumë dëme prej kësaj marrëveshjeje, sesa Serbia. “Ekzistojnë rreth 40 shtete...

Continue reading...

Zbardhen emrat që do t’i bashkohen Vjosa Osmanit në “Lëvizjen e Re Demokratike të Kosovës”

Që nga kundërshtimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Vjosa Osmani u bë e padëshiruar në partinë e saj LDK-në. Ishte vet lideri i LDK-së, Isa Mustafa, që deklaroi se Osmani më nuk ka vend në partinë e tij. Për me tepër, ai edhe inicoi kërkesën për shkarkimin e saj nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Këshillit të Përgjithshëm, me arsyetimin se nuk kishin qëndrime të njëjta. Nga 20 qershori, Vjosa Osamni përfundimisht ndau rrugëtimin e saj politik me partinë e saj, e para pak ditësh ajo njoftoi që do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e politikës, por me...

Continue reading...

Ja kush pritet të jetë zëvendësministër i MPB-së në Maqedoni, zbardhen edhe emra tjerë?!

Pas pothuajse dy javësh nga emërimi i ministrave të Qeverisë “Zaev 2”, partnerët e koalicionit, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, ende po vazhdojnë bisedimet për emërimet në eshalonin e dytë dhe të tretë, konkretisht se kush do të drejtojë me postet zëvendësministrore, sekretariatet dhe drejtoritë. TV21 nga burime të afërta me të dyja partitë merr vesh se BDI është dorëhequr nga postit i zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me qëllim që ta ruajnë postin e drejtorit në ndërmarrjen “Rrugët e Maqedonisë”. Tani posti zëvendësministror në MASH pritet t’i takojë Lëvizjes Besa. Jozyrtarisht TV21 mëson...

Continue reading...

Reagon Vetëvendosje: Albin Kurti nuk është antiamerikan

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur qëndrimet e veta lidhur me akuzat e emisarit amerikan për dialogun Richard Grenell në adresë të kreut të kësaj partie Albin Kurti. Albulena Haxhiu e ka quajtur të pavërtetë deklarimet e emisarit amerikan Richard Grenell se Albin Kurti është antiamerikan. “Kjo gjuhë është e papranueshme. Albin Kurtin e njohin qytetarët e Kosovës”, është shprehur ajo në emisionin DebatPlus të TV Dukagjinit. Edhe Besnik Bislimi nga Vetëvendosje thotë se nuk qëndron pohimi i Grenellit për antiamerikanizmin e Kurtit, por akuzat e tij më tepër i sheh si ‘veshje të akuzave ndaj të tjerëve’.

Continue reading...

Metropoliti Mihailo: Kush kërkon të “pijë gjak turku” në Mal të Zi dhe keqardhja për Abazoviçin

Metropoliti Mihailo, kreu suprem i Kishës Ortodokse Malazeze, tha se është i shqetësuar për situatën në Mal të Zi. Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Patria, ai foli për atë që pasoi pas zgjedhjeve në Malin e Zi, trazira me theks nacionalist, ku u sulmuan komunitetet muslimane në veri të vendit. “Boshnjakët, si malazezët, nuk kanë asnjë shtet tjetër në krah dhe do të duhet të mbrohen së bashku (kundër serbëve). Ne nuk duhet të lejojmë një ‘Srebrenicë’ të re dhe as nuk mund të përsëritet tragjedia e vitit 1918. Më kujtohet mirë mesazhi i Shën Savës dërguar malazezëve...

Continue reading...

Fundi i dashurisë midis Moskës dhe Beogradit? Si po përjetohet në Serbi marrëveshja e Uashingtonit

Poshtërimi i Serbisë – kjo është mënyra më e shkurtër për të interpretuar reagimin e zëdhënëses së Ministrisë tuse të Punëve të Jashtme, Maria Zaharova, e cila shumë drejtpërdrejt dhe me gjallëri e bëri të ditur se çfarë mendon Rusia për marrëveshjen e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Në profilin e saj në Facebook, Zaharova shkurtimisht iu referua takimit në Uashington, ku Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti nënshkruan marrëveshje në prani të Presidentit Trump. “Nëse jeni të ftuar në Shtëpinë e Bardhë dhe karrigia është vendosur sikur po merreni në pyetje, uluni si në foton numër 2 (Sharon...

Continue reading...

Grenell për herë të parë zbulon se çfarë i tha presidenti Trump për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se ka qenë ideja e presidentit amerikan Donald Trump për të arritur një marrëveshje ekonomike mes dy vendeve. Kështu tha ai në një i ntervistë për mediat amerikane, ku mes tjerash theksoi se përfitimet nga kjo marrëveshja do të jenë shumë të mëdha për të dy shtetet. “Marrëveshja do të bëj që bizneset amerikane dhe ato evropiane që kanë vlera përendimore, të zgjerohen në këtë regjion. Në vend që Kosova dhe Serbia të shohin nga Kina dhe Rusia, ato do të shohin nga bizneset amerikane dhe me stil përendimor. Kjo...

Continue reading...