### “19 vjet jam bërë babë” – rrëfimi për dashurinë ndaj gruas: “Për të do të bëja gjithçka”
Një rrëfim për dashurinë, familjen dhe martesën ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.
Një burrë ka treguar se prej **19 vitesh është bërë baba**, ndërsa ka rrëfyer edhe se si nisi historia e dashurisë me bashkëshorten e tij.
Sipas tij, gruaja ishte ajo që u afrua fillimisht me të, pasi i kishin pëlqyer sytë e tij.
“**19 vjet jam bërë babë. Gruaja më ka ndjekur mua se i kanë pëlqyer sytë e mi**”, ka treguar ai me humor.
Duke folur për martesën dhe familjen, ai ka theksuar rëndësinë që bashkëshortja ka në jetën e tij, duke e vendosur atë në qendër të familjes.
“**Gruaja është para familjes, e para. Për të do të bëja gjithçka**”, është shprehur ai.
Rrëfimi i tij është komentuar për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe emocionale me të cilën ka folur për dashurinë ndaj bashkëshortes dhe familjen që kanë ndërtuar së bashku.