Metali i çmuar që po afron vendin tonë me BE, Reuters: Shqipëria ka depozita të shumta

Sipas një artikulli të publikuar së fundmi nga Reuters, Europa po i bashkohet përleshjes globale për mineralet. Artikulli thekson se Europa po e humbet betejën globale për metalet dhe se këto të fundit janë duke i mbaruar. Në artikull përmendet edhe Shqipëria.

Kapaciteti prodhues i Europës, sidomos në fazën e rafinimit dhe të procesimit është reduktuar ndjeshëm, sidomos nga konkurrenca me çmime më të ulëta, kryesisht nga Kina.

Alarmin e ka ngritur së fundmi edhe shoqata europiane, Eurometaux. “Europa ka arritur pirunin kritik”.

“Pesë vitet e ardhshme do të përcaktojnë nëse ne do të kemi sukses në rimëkëmbjen tonë në këtë drejtim, apo nëse të tjera rajone në botë do të futen në garën e burimeve globale”, thotë shoqata.

Të njëjtin mendim ndan edhe vetë Komisioni Europian, duke nënkuptuar se revolucion industrial do të ketë nevojë për shumë metale që aktualisht rajoni nuk i ka, shkruan abcnews.al.

Bashkimi Europian është duke ndjekur tani të njëjtën rrugë si Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krijimin e zinxhirit të vetë furnizues të metaleve. Unioni ka të hartuar një listë të mineraleve kritike, mes të cilave edhe platinin.

Pikërisht për këtë arsye, Komisioni Europian këmbëngul për integrimin e Ballkanit Perëndimor në zinxhirin europian të furnizimit, thotë Reuters, duke e arsyetuar këtë me faktin se, Shqipëria por edhe vende të tjera të rajonit kanë depozita të shumta platini.

Shiko tv shqip live