Lajme

Hëngrën dhe pinë deri në orët e para të mëngjesit, të rinjtë “paguajnë” me euro false

Dy të rinj të moshave 24-vjeç në Greqi, janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se kanë shkuar në një lokal me kartëmonedha false. Mediat greke, bëjnë me dije se ata janë ulur në tavolinë, duke u argëtuar deri në orët e para të mëngjesit. Në momentin kur duhet të paguanin, ata i dhanë kamarierit tre kartëmonedha 50 euro me tregues të dukshëm se ishin false. Drejtuesit e lokalit thirrën policinë, ndërsa të rinjtë u ndaluan me akuzën e mashtrimit, me anë të kartëmonedhës së falsifikuar.

Continue reading...

Robert Papa plas deklaratën e fortë: Nëse Berisha e ka një dosje në DASH, Rama e ka në FBI

“Nëse Berisha e ka një dosje në DASH, Rama e ka në FBI”. Kështu u shpreh përmes një lidhje Skype në edicionin e lajmeve të MCN TV, gazetari Robert Papa teksa fliste për shpalljen “non grata”, të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe famijes së tij. Siç u shpreh Papa, dosja e Kryeministrit Rama, mund të jetë në FBI për shkak të fotografisë që bëri me Presidentin amerikan Barack Obama, ku një biznesmen pagoi për të. Fotoja Rama-Obama, u publikua në vitin 2012 dhe asokohe u cilësua si një skandal nga demokratët, të cilët akuzuan kryeministrin, se kishte paguar 80 mijë dollarë...

Continue reading...

Mariana Kondi “shpërthen” ndaj Mirela Kumbaros: Përse më hoqe moj motër? Do vijë një ditë për ty

Aktorja e njohur shqiptare, Mariana Kondi, ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Fol Me Mua”, përballë moderatores Rovena Dilo. Gjatë kësaj iterviste, Kondi ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj, duke filluar që nga fillimi i karrierës e duke ardhur deri te momenti kur e larguan nga Teatri Kombëtar. Për largimin e saj Kondi fajëson ish-Ministren e Kulturës, të cilën e pyeti publikisht mbrëmjen e djeshme për arsyet përse e ka larguar nga Teatri. “Ka shume brryla edhe ne arte, jo vetem tek ne por edhe tek arti i huaj, njerezit ketu te lodhin, ndersa...

Continue reading...

Heroi i kombëtares Broja: Hyra me besimin se do bëja gol edhe pse isha i dëmtuar, për fanellën bëj gjithçka

Armando Broja, erdhi me besimin se do të bënte gol dhe ia doli. Ndonëse ishte i dëmtuar, ai tregon se ishte gati për të luajtur për fanellën e kombëtares dhe ishte pikërisht ai, që i dha një fitore të rëndësishme. Në fund të këtij takimi, ai tha se ka besim se do të mund që të ruajnë vendin e dytë në grup, e ndërsa thekson se përtej fitores së sotme, duhet të jenë me këmbë në tokë për sfidën me Poloninë “Gjithmonë kam besim, në të gjitha ndeshjet kam qef të bëj gol dhe të ndihmoj skuadrën. Shënova, i dhashë...

Continue reading...

Rama nxehet kur Lapaj i publikon premtimin e 8 viteve më parë. Debati:: ‘Ramë, Ramë, mos harro që the se do jesh i qetë’

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar tek ‘Zonë e Lirë’. I pranishëm në panel ka qenë edhe aktivisti Adriatik Lapaj. Mes tyre është zhvilluar një debat teksa ky i fundit i nxori një video të 8 viteve më parë, kur vetë socialisti thoshte se do të hiqte TVSH-në për ushqimet. Rama pranoi që ky premtim nuk mund të mbahet, pasi sipas tij ekonomia ka nevojë që të përtërihet, dhe për këtë duhet të gjenerojë para. Situata u nxeh paksa teksa Lapaj i kujtoi Ramës një thënie të Çurçillit, për politikanët dhe gënjeshtrat. “Ne do ti bëjmë zero taksat e ushqimeve...

Continue reading...

Jorida Tabaku paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare, flet për informacionin e fortë që ka ardhur në PD

Partia Demokratike ka paralajmëruar zhvillime të forta në vijim. Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, tha se së shpejti do të publikohen informacioni që nuk janë publikuar më parë në lidhje me 3 çështjet për të cilat janë ngritur edhe komisionet hetimore “Unë kam hequr dorë së korrigjuari qeverinë por alternativën tonë për qytetarët do ta japim. PD është aset kombëtar dhe këtë e kemi treguar. Parlamenti është një hapësirë për të thënë fjalën tonë dhe për të bërë atë që shumë institucione nuk e kanë bërë. Të tre komisionet hetimore janë për të treguar se përgjegjësit që janë autorët...

Continue reading...

Ylli Manjani reagon ashpër ndaj Bashës: Pika të na bjerë të gjithëve që nuk zgjodhëm dot një shërbëtor të interesit publik në krye

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas prezantimit nga kreu i qeverisë, Edi Rama, të planit të qeverisë me tre pika pas shpalljes një ditë më parë të emergjencës për furnizimin me energji elektrike. Në një status në Twitter, Basha shkruan se Rama thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Për këto reagime, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër. Ai shkruan se nuk zgjodhëm dot asnjëherë një shërbëtor të interesit publik në krye. Reagimi i Manjanit: “Bosi (pushteti) është unik në botë. Rritjen e çmimit të energjisë e quan mbrotje...

Continue reading...

Rama e thotë hapur: Nëse rrisim pensionin minimal në 300 mijë lek, shumë shpejt do të futemi në krizën e urisë

Kryeministri Rama tha se kërkesat për rritje të pensioneve në 300 euro dhe pagës minimale në 500 euro, është e parealizueshme dhe do të çonte vendin në faliment. Deklarata e Ramës: “Nëse rrisim pensionin minimal në 300 mijë lek, në fund të vitit të ardhshëm nuk do të bënim më investime, ndërsa brenda dy vitesh do të përjetonim falimentim të shtetit dhe atëherë do të shikonim çfarë do të thotë të vdesësh për bukë, për herë të parë që nga koha e Skënderbeut. Ndërsa nëse rrisim pagën minimale në 500 mijë lekë na duhet më pak se një vit që...

Continue reading...

Haklaj del me deklaratën e fortë, zbulon planin e Sali Berishës: Ka qenë një “oktapod” për PD

Aksionin politik të Sali Berishës pas shpalljes “non-grata”, nga SHBA, Azgan Haklaj, e sheh më shumë si një betejë për figurën e vet Berishës, se sa të vet PD-së. Deklarata e Haklajs: “I kam bërë thirrje Berishës, që nëse ju e doni PD, kontributi juaj më i madh është që të shkoni në shtëpi, të mos pranoni kandidimin në 2015. Ai nuk i ka kapur 5 mijë vota, ai u largua, por mbeti në prapaskenë dhe vendoste gjithçka, por edhe ndërkombëtarët u lodhën me dy kryetar partie, shko te njëri, shko të tjetri, Berisha, ishe si një “oktapod” si gjithçka...

Continue reading...

Spartak Ngjela: Berisha është tmerruar nga amerikanët, dosja që ka SHBA për të do sjellë fundin e tij

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike, ndërsa ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, avokat Ngjela i cilësoi ditën e djeshme takimet e ish-kryeministrit Berisha nëpër qytetet e ndryshme të Shqipërisë si antikombëtare. Sipas Ngjelës, kreu i PD, Lulzim Basha në fund do të dalë i fituar nga kjo betejë, pasi ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Madje, avokati deklaroi se kryedemokrati do të forcohet në arenën ndërkombëtare, por edhe në Shqipëri dhe kjo do të ndikojë në dobësimin e...

Continue reading...