Grida Duma i drejtohet me tone të ashpra Nikollës: Mbylljani mikrofonin kryeministrit

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma këtë të hënë në Kuvend ka replikuar me kryeparlamentaren, Lindita Nikolla, pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Dumës, kryeministri ka përdorë fjalë fyese ndaj deputetëve të opozitës, ndaj një gjë e tillë nuk duhet që të lejohet më.

Ndër të tjera ajo ka kërkuar nga kryeparlamentarja që të bëjë kujdes kur të dëgjojë fjalë përçmuese dhe të ndalojë fjalimin dhe jo të sillet sikur Rama është eprori i saj.

“Nëse ju do të vijoni në këtë model ta trajtoni kryeministrin si epror dhe ju si vartës do ju tërheqim vëmendje. Që tu drejtohet deputetëve të opozitës dhe të nënkuptojë përçmimin e tij duhet që të ndalohet. Duhet që të ndalohet fjala e kryeministrit si të gjithë të tjerëve ka thënë ajo”, ka thënë Duma.