Flet Nard Ndoka: Berisha, rasti i dytë në botë pas Mandelës, që SHBA gaboi kur e shpalli “non grata”

Nard Ndoka, ishte i ftuar në emisionin “Java në Dritare Tv”, ku është shprehur se; ish-kryeministri Berisha, mund të jetë rasti i dytë në botë, pas Nelson Mandelës, që SHBA ka gabuar kur e ka shpallur “non grata”.

Sipas Ndokës, dosja e Berishës duhet të vijë të gjykohet në Shqipëri,

“Unë do të doja që dosja e Berishës, të vijë këtu të gjykohet. Edhe Mandela ka qenë shpallur “non grata”. Kur Mandela fitoi lirinë dhe u zgjodh President i vendit të tij, ai udhëtonte me një leje ekstra nga Departamenti I Shtetit, për të vizituar SHBA, sepse ishte “non grata”.

Iu desh ndërhyrja e Persidentit Bush, pas disa vitesh që titulli “non grata” të hiqej. Janë raste të gabimeve spektakolare të SHBA-së”, u shpreh Nard Ndoka.