Deputetja e PD-së i bën pyetjen provokuese ministres së Ramës, të pranishmit në komision shpërthejnë në të qeshura

Në mbledhjen e Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë nuk kanë munguar sot ironizimet në lidhje me deklaratën e ministres Krifca për ngritjen e ‘Akademisë së barinjve’.

Deputetja e PD, Albana Vokshi e ka pyetur Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, për kurikulën e Akademisë së Barinjve.

Reagimi i Vokshit:

“Për akademinë e barinjve, kush do e hartojë kurikulën? Në cilin nivel të KÇK-së do jenë? Po aman tani, kemi ministren, një pyetje po i bëj meqë është këtu. Kush do të jenë studentët e kësaj akademie të barinjve?”, ka pyetur Vokshi, teka të pranishmit në komisionin shpërthyen në të qeshura.