Lajme

Skenari i opozitës turke për të rrëzuar Erdoganin

Gjashtë parti opozitare turke po rrisin bashkëpunimin e tyre me synimin për të mposhtur Erdogan dhe partinë e tij, “AKP” në zgjedhjet e vitit 2023. Duke zgjeruar bashkëpunimin e tyre që i ndihmoi të godisnin Erdoganin në zgjedhjet lokale të vitit 2019, palët mbajtën një takim të tretë të martën, sipas “Reuters” dhe po planifikojnë takime javore për të rënë dakord mbi parimet e përbashkëta deri në fund të vitit. Agjencia ndërkombëtare e lajmeve citoi zyrtarë të përfshirë në bisedime dhe analistë politikë të thoshin se “opozita në Turqi po bën një përpjekje që nuk është bërë kurrë më parë:...

Continue reading...

Çmenden mediet serbe pas ndeshjes Suedi – Kosovë: Në sy të Evropës ndodhi skandali i madh

Mediet serbe nuk e kanë përjetuar aspak mirë mesazhin e tifozëve shqiptar të shpalosur në tribuna në stadiumin “Friends Arena” në të cilin shkruante “Kosova është Shqipëri”. Blic.rs e ka cilësuar si një skandal i madh që ka ndodhur në sy të Evropës. “Mesazhe politike skandaloze në ndeshjen mes ekipeve kombëtare të futbollit të Suedisë dhe të ashtuquajturës Kosovë! Tifozët e ekipit vizitues në Solna vunë në dukje flamujt e Shqipërisë gjatë ndeshjes, si dhe parullat skandaloze: “Kosova është Shqipëri””, ka shkruar media serbe. Dihet që UEFA nuk ka tolerancë ndaj shpërthimeve të tilla dhe të ngjashme politike, kështu që...

Continue reading...

Shaqirit ia ofrojnë emblemën e UÇK-së, ai e largon para televizionit publik të Zvicrës

Gjatë intervistës për shtyp pas ndeshjes së Zvicrës, një situatë interesante i ka ngjarë Xherdan Shaqirit. Ylli i Zvicrës u ndërpre në intervistën e tij, pasi atij iu dha një jakne ‘speciale’, përcjell Periskopi. Shaqirit i është vishur një jakne që mbante emblemën e UÇK-së, por reagimi i tij ishte i çuditshëm. Lojtari i Zvicrës e largoi menjëherë emblemën e UÇK dhe bëri një buzëqeshje ironike.

Continue reading...

Ku do të ndalet Berisha?

Shkruan Andi Bushati Kryqëzata e Sali Berishës përgjatë qyteteve të Shqipërisë, po i shton atij mbështetjen e militantëve në të njëjtën masë që po pakëson partizanët e Bashës nga radhët e deputetëve. Arsyet e kësaj surprize tashmë janë komentuar: ato lidhen sa me emocionet dhe nostalgjinë për një lider të tradhëtuar, me derexhenë ku është rrokullisur kjo forcë në prag të atrofizimit, po aq dhe me pezmin dhe mungesën e besimit për drejtuesit aktualë, që po e çojnë partinë nga disfata në disfatë. Por, sa do të forta dhe motivuese të duken për militantët këto arsye, ato janë krejtësisht të...

Continue reading...

Ministri serb përplaset me Edi Ramën: Bota serbe do e ndalonte bashkimin e Shqipërisë

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandar Vulin ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dy ditë parë në “Tv Klan”, për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Ministri serb thotë se vetëm “bota serbe” do ta ndalonte “Shqipërinë e Madhe”. Sipas tij, për shkak se të gjithë heshtin për “Shqipërinë e Madhe”, serbët duhet të reagojnë. “Kur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se detyra e karrierës së tij politike është “bashkimi i Shqipërisë me Kosovën”, të gjitha vendet e Ballkanit heshtin, UNMIK -u, i cili kontrollon Kosovën dhe Metohinë sipas Rezolutës 1244, hesht, dhe BE nuk lëshoi...

Continue reading...

Deutsche Welle: Paradoksi i Shqipërisë me energjinë elektrike, e shet lirë dhe e blen shtrenjtë

Si do ta përballojnë familjet dhe bizneset e vogla në Shqipëri, krizën e furnizimit me energji elektrike që po troket, ndërkohë që çmimet janë në qiell? “Ne varemi nga shiu”- tha kryeministri Edi Rama gjatë paraqitjes në media të një plani kundërveprimi ndaj krizës energjitike, duke i qetësuar qytetarët se ky plan nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë elektrike, për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël dhe as kufizime në furnizimin me energji elektrike në shkallë vendi“, tha Rama. Ai paraqiti edhe një plan kundër krizës energjetike, i cili do të zgjasë deri në fillim të verës 2022, dhe...

Continue reading...

Koha kur Veliaj dhe Spiropali protestonin kundër Fatos Nanos, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Qeveria ka bërë gati vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kjo si masë për përballimin e krizës së që pritet të godasë vendin, siç ka parashikuar Kryeministri Edi Rama. Socialistët e thjeshtë heshtin se s’kanë zgjidhje tjetër, sepse edhe ata do vuajnë një tjetër rritje të çmimit të energjisë elektrike, e cila brenda pak muajsh në faturën e tyre të përmuajshme do të vijë më e shtrenjtë, çka do të thotë më pak para në xhepat e qytetarëve dhe buxhetin familjar. Për ironi të fatit heshtin edhe Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali, dy personazhet e rëndësishme të PS...

Continue reading...

Fishekzjarre, tortë me flamurin shqiptar dhe muzikë, Reja surprizohet për ditëlindje

Krahas fitores ndaj Hungarisë, Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja ka festuar ditëlindjen orët e para të datës 10 Tetor. Me fishekzjarrë, muzikë dhe tortën e veçantë me flamurin kuq e zi, gjithë ekipi kanë kënduar “Shumë urime për ty“ në gjuhën italiane për Reja-n. Shumë gëzim është parë në fytyrën e tij, ndërsa nuk kanë munguar puthjet e përqafimet nga grupi. Ai mbush plot 76-vjeç dhe nuk mund të kishte ditëlindje më të bukur pas fitores me Hungarinë. Kush është Edoardo Reja? Edoardo Reja ka lindur më 10 tetor të vitit 1945 dhe është një trajner futbolli dhe ish...

Continue reading...

Adriatik Lapaj: Do protestoj sërish para Kryeministrisë të hënën

Avokati Adriatik Lapaj, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka bërë një paralajmërim, ku bën me dije se, ditën e hënë do të protestojë para Kryeministrisë. Kauza e kësaj nisme sipas Lapajt, është mosngritja e çmimeve. Postimi i plotë: “Së pari, ndoqa prezantimin e qeverisë në lidhje me çmimin e energjisë elektrike. Pohimi se çmimi i energjisë për biznesin e vogël dhe qytetarët nuk do të rritet është një lajm i mirë dhe rezultat i reagimit qytetar. Qëllimi ky ishte, mosngritja e çmimit. Kujtojmë se para pak ditësh tjetër qëndrim kishte prej Kryeministrit. Ata që protestuan herën e...

Continue reading...

Lulzim Basha i bën “bllok” në rrjetet sociale, ja reagimi i fortë i Martin Henze

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha, ka bllokuar në rrjetet sociale këshillarin Ekonomik pranë CDU, Martin Henze. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë ky i fundit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Henze shkruan se Basha njeriu i cili pretendon të bëjë demokracinë në shqipëri, ka marrë një vendim të çuditshëm duke i bërë bllok në twitter. “Kryetari i PD në Shqipëri, Lulzim Basha më ka bërë bllok. Lulzim Basha i cili pretendon të bëjë demokracinë është vetë në shkelje të ligjit, dhe sot i tha mirupafshim demokracisë”, shkruan Henze.

Continue reading...