“Kam 2-3 orë që nuk jam i qetë”, Manjani reagon pas lajmit që dëgjoi për ambasadoren Yuri Kim

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale në lidhje me lajmin që qarkulloi mëngjesin e sotëm, se ambasadorja Yuri Kim mund të largohet nga Shqipëria, pasi është një prej kandidateve për ambasadore e SHBA-së në Korenë e Jugut.

Postimi i plotë:

“Dëgjova në radio sot se Yuri Kim mund të largohet së shpejti. Thone se do ta emërojnë diku tjetër…

Kam 2-3 orë që nuk jam i qetë. Jam i shqetësuar madje se si do na ikë kaq shpejt shoqja Kim!? Kush do emërohet ministre/ër propagande në vijim?!

Nejse, në shkoftë udha e mbarë i qoftë!

Por edhe në mos shkoftë, prap udha e mbarë i qoftë! Një ditë ajo do shkojë…

Periudhën e shërbimit të saj këtu do ta mbaj mend si koha amerikanllëqeve.

Shpresoj që me pasuesin e saj, Amerika të rivendosë të përfaqësohet ashtu siç e kishim ndërmend kohë më parë.

Në mos, punë e madhe tek e fundit. Ja morëm dorën edhe amerikanllëqeve…”-shprehet Manjani.