Lajme

Ja çfarë është biseduar mes Ahmetit dhe Zaevit, tregon Bujar Osmani

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani në intervistë për 10 MINUTA ka informuar në lidhje me zhvillimin e takimit mes liderit të partisë Ali Ahmeti dhe liderit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev. Osmani ka njoftuar se në takim është biseduar zyrtarisht për koalicion të përbashkët. “E vërteta është se sot ka pasur takime, mes zotëri Ahmetit dhe kryetarit të LSDM-së. Takimi ka qenë konstruktiv. Është biseduar edhe zyrtarisht edhe formalisht për mundësinë për një koalicion të përbashkët. Takimi është shpresëdhënës në aspekt të një epilogu të suksesshëm, por jo edhe determinues për një epilog të suksesshëm...

Continue reading...

Pasuria gjysmë milionëshe e Vjosa Osmanit, bëhet me shtëpi në lagjen luksoze “Marigona”

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka bërë të ditur pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Osmani sikurse nga pozita që ka tani në politikë, e fuqishme është edhe nga pasuria që posedon ajo dhe burri i saj. Shtëpi, banesa, parcela të tokave dhe para të gatshme ka në posedim Vjosa Osmani-Sadriu dhe burri i saj Prindon Sadriu. Vlera e tyre arrin më shumë se gjysmë milionë euro. Ajo çka bie në sy ndryshe nga deklarimi i pasurisë në vitin 2019, në vitin 2020 Vjosa Osmani ka deklaruar se ka blerë edhe një shtëpi në lagjen luksoze ku frekuentohet vetëm nga njerëzit e pasur,...

Continue reading...

Haradinaj flet përsëri për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi: Nuk lejoj kufiri të mbetet në Savinovod

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa ka folur për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, ka thënë se Kosova kurrë s’ka me mundur me qit gurin në Kuqishtë. Ai ka thënë se Mali i Zi është i gatshëm të bisedojë për këtë temë, por se momentalisht nuk është momenti pasi ky shtet së shpejti do të mabjë zgjedhjet. “Punoj me u përmbyll dhe ka me u përmbyll me ndihmën e të gjithëve, sepse banorët nuk lejojnë që kufiri me mbet në Savindovod dhe as unë nuk lejoi”, ka thënë Haradinaj sot në TV Dukagjini. Kujtojmë se për korrigjimin e...

Continue reading...

Kush është maqedono-shqiptari që po spekulohet si kryeministër?

Në mozaikun e të panjohurave se kush do t’i sigurojë numrat për të bërë Qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut, ndër spinet e lansuara partiake është përmendur edhe emri i Llazar Elenovskit, diplomatit me karrierë. Elenovski më parë i njohur edhe si ish-ministër mbetet një figurë individualiste që ka ditur të menaxhojë dhe të menaxhohet në skenën politike, njofton INA. Emri i tij orëve të fundit u lakua si kompromis për kryeministër shqiptar, një kusht i BDI-së për të formuar Qeverinë. Mediat online në Shkup kanë shkruar se BDI ka arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE që Elenovski të jetë emri...

Continue reading...

Ndërron jetë muezini i “Hagia Sofisë” pak ditë pasi thirri ezanin, mediat greke zbulojnë “komplotin”

Hapja pas më shumë se 80 vitesh për faljen e myslimanëve të godinës së “Shën Sofisë” në Stamboll shkaktoi mjaft reagime në Perëndim dhe sidomos në Greqi. Mediat dhe politikanët grekë akuzuan Turqinë për “xhihad kulturor”. Vdekja e muezinit të kësaj xhamise Osman Aslan disa ditë pas hapjes së xhamisë ka shkaktuar mjaft komente në mediat dhe rrjetet sociale në Greqi, shkruan albeu.com. Shumë prej përdoruesve të rrjeteve sociale ironizuan me këtë fakt duke shkruajtur se “Zoti vepron në një mënyrë misterioze”. Aslan ndërroi jetë nga ataku kardiak dy ditë më parë teksa më herët kishte thirrur ezanin në këtë...

Continue reading...

Krizë pas krize: Vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme në kufijtë e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë Veriore zgjati gjendjen e krizës në kufijtë jugorë dhe veriorë për 30 ditë të tjera, ku Shkupi vendosi zyrtarisht për këtë veprim për shkak të rritjes së hyrjes dhe tranzitit të refugjatëve dhe migrantëve, si dhe rrezikut të përhapjes së koronavirusit. Sipas një deklarate nga seanca e 79-të e Qeverisë së Maqedonisë, vendimi i ri për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në atë pjesë të territorit është marrë bazuar në konkluzionet e Komitetit Drejtues për Koordinimin dhe Menaxhimin e Krizave. Vendimi aktivizon Shtabin e Përgjithshëm të Qendrës së Menaxhimit të Krizave, i cili do të jetë në...

Continue reading...

Ballkani Perëndimor, vatra e re e Europës, Maqedonia e para për nga numri i viktimave

Ballkani Perëndimor mund të konsiderohet si vatra e re e nxehtë e koronavirusit në Europë. Vetëm në 24 orët e fundit në të 6 shtetet e rajonit, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, Serbi e Bosnje janë regjistruar 1334 raste të reja infektimesh dhe 41 viktima. Prej disa ditësh, infektimet ditore janë mbi 1 300 në gjithë rajonin tonë që ka një popullsi prej afro 18 milionë banorësh. Ritmet ditore të infektimit janë më të lartat se në çdo vend tjetër të Europës që ka një popullsi të njëjtë apo më të madhe. Spanja që ka mbi dyfishin...

Continue reading...

Pse ndodhi shpërthimi në Bejrut dhe pse pasiguria pritet të kthehet sërish të premten

Kryeqyteti i Libanit, Bejrut, u trondit fort të martën pasi ndodhi një shpërthim masiv i cili i mori jetën 73 personave dhe plagosi 3700 të tjerë. Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassan tha se më shumë se 3.700 njerëz u plagosën në shpërthimin që shkaktoi dëme të mëdha materiale në qytet. Për më tepër ka raportime për njerëz të zhdukur dhe dyshime se numri i viktimave mund të rritet. Zyrtari i Kryqit të Kuq të Libanit, George Kettaneh tha se po bëhen përpjekje për gjetjen dhe shpëtimin e njerëzve të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave dhe shtëpive që ndodheshin afër vendit...

Continue reading...

VMRO i thotë PO kryeministrit shqiptar

Larg syve të opinionit publik, të dy partitë maqedonase LSDM dhe VMRO po bëjnë përpjekje për të siguruar numrat për formimin e Qeverisë së re. Pas zgjedhjeve të 15 Korrikut fituese doli LSDM por rezultati është shumë i ngushtë me kundërshtarin e tyre politik që u jep mundësi thuajse të barabarta për të formuar qeverinë. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet partia kryesore në këtë mes. Një informacion i rëndësishëm vjen rreth kryeministrit shqiptar, kërkesë maksimaliste e Bashkimit Demokratik për Integrim në zgjedhjet e 15 korrikut që për partinë shqiptare ishte edhe një fitore e rradhës në kampin shqiptar. Burime të...

Continue reading...

Sela: Bashkimi Demokratik duhet të shkojë në opozitë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pak para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, deklaroi se, do të ishte e shëndoshë për gjithë shoqërinë në vend që BDI-ja të shkojë në opozitë pas 18 viteve qeverisje. Gjatë një deklarate, Sela tha se, mbetja e Bashkimit Demokratik në opozitë do të sillte lirinë te shqiptarët. “Do të ishte e shëndoshë në përgjithësi për shoqërinë dhe shtetin, që një subjekt politik që prej 18 vitesh qeverisë, tanimë të shkojë në opozitë. Aq më tepër që ka një legalitet të vjedhur sepse legjitim nuk janë aspak dhe ata do të duhet të...

Continue reading...