Kush është maqedono-shqiptari që po spekulohet si kryeministër?

Në mozaikun e të panjohurave se kush do t’i sigurojë numrat për të bërë Qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut, ndër spinet e lansuara partiake është përmendur edhe emri i Llazar Elenovskit, diplomatit me karrierë. Elenovski më parë i njohur edhe si ish-ministër mbetet një figurë individualiste që ka ditur të menaxhojë dhe të menaxhohet në skenën politike, njofton INA. Emri i tij orëve të fundit u lakua si kompromis për kryeministër shqiptar, një kusht i BDI-së për të formuar Qeverinë. Mediat online në Shkup kanë shkruar se BDI ka arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE që Elenovski të jetë emri...