Pse ndodhi shpërthimi në Bejrut dhe pse pasiguria pritet të kthehet sërish të premten

Kryeqyteti i Libanit, Bejrut, u trondit fort të martën pasi ndodhi një shpërthim masiv i cili i mori jetën 73 personave dhe plagosi 3700 të tjerë. Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassan tha se më shumë se 3.700 njerëz u plagosën në shpërthimin që shkaktoi dëme të mëdha materiale në qytet. Për më tepër ka raportime për njerëz të zhdukur dhe dyshime se numri i viktimave mund të rritet. Zyrtari i Kryqit të Kuq të Libanit, George Kettaneh tha se po bëhen përpjekje për gjetjen dhe shpëtimin e njerëzve të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave dhe shtëpive që ndodheshin afër vendit...