Igor Grechushkin, një qytetar rus që dyshohet se po banon në Limassol, Qipro, është pronari i një anijeje fatkeqe që mbante një ngarkesë të rrezikshme që, shtatë vjet më vonë, shpërtheu dhe shkaktoi shkatërrim të paimagjinueshëm në Bejrut. Bëhet fjalë për 2,750 tonë nitrat amoniumi, një përbërës kimik që normalisht përdoret si pleh, por në situata të caktuara ai mund të përdoret gjithashtu si një eksploziv – ose shkakton pa dashje një shpërthim, siç ndodhi për fat të keq në portin e Bejrutit. Përkatësisht, plehu u ruajt në hangar në port nga 2014 deri sot, pa masa sigurie që do...
Continue reading...Lajme
Zyrtarisht fillojnë bisedimet Zaev-Ahmeti, Bujar Osmani: U bisedua për rikthim të mirëbesimit të humbur gjatë fushatës
Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja e Zoran Zaevit pohon se e ka siguruar shumicën e nevojshme për formim të qeverisë. “Kjo do të konfirmohet ditëve në vijim kur do të merret mandati nga Presidenti Stevo Pendarovski dhe kur do të vijë akti i votimit në Parlament” thonë nga Lidhja Socialdemokrate. Por me kë e ka arritur LSDM shumicën prej 61 deputetëve, me Bashkimin Demokratik apo koalicionin Aleanca për Shqiptarët-Alternativa? Burimet e brendshme të TV21 nga LSDM thonë se shumicën e kanë edhe pa Bashkimin Demorkatik për Integrim, megjithatë, siç sqaron i njëjti burim, Zaev dëshiron që shumica të jetë...
Continue reading...SHBA heq kufizimet mbi fluturimet në rang botëror, bllokon 30 shtete! Çfarë u vendos për Shqipërinë?
Departamenti Amerikan i Shtetit hoqi të enjten udhëzimet e lëshuara për të “mos udhëtuar” në rang botëror, masë kjo që u mor në muajin mars me anë të së cilës u rekomandohej qytetarëve amerikanë të shmangnin udhëtimet ndërkombëtare për shkak të pandemisë së koronavirusit. SHBA lëshoi paralajmërime individuale të nivelit të lartë për rreth 30 vende. “Me përmirësimin e kushteve të shëndetit dhe sigurisë në disa vende dhe përkeqësimin potencialisht në disa të tjera, Departamenti po kthehet tek sistemi i mëparshëm tek këshillat e udhëtimit për vende specifike”, thuhej në deklaratë, raporton VOA. Aksionet e kompanive amerikane u rritën pas...
Continue reading...Inxhinieri shqiptar tregon çka është nitrati i amoniumit që shkaktoi shpërthimin në Bejrut
Inxhinieri i teknologjisë, Izer Salihu, i cili punon si inspektor i preventivës ndaj zjarrit në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave për Komunën e Vitisë, ka dhënë shpjegime për nitratin e amoniumit, për rrezikshmërinë që paraqet ai dhe vetitë e ndezjes dhe vetëndezjes nga prania edhe e një sasie krejt të vogël të lagështisë. Salihu ka shpjeguar se nitrati i amoniumit është substancë e bardhë kristalore, tretet lehtë në ujë duke pranuar energji, me nxehje zbërthehet në suboksid azoti, azot, ujë dhe oksigjen. “Një nga vetitë më të papërshtatshme të kësaj substance për deponim është vetija e ndezjes dhe vetëndezjes edhe...
Continue reading...Diaspora thyen rekorde, për 6 muaj dërgoi mbi 430 milionë në Kosovë
Pavarësisht pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës e ka thyer rekordin e dërgesave të parave në vendin tonë. Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për gjashtë muajt e parë të vitit 2020, mërgata ka dërguar 27.8 milionë euro më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar, shkruan Telegrafi. Të dhënat tregojnë se më së shumti u sollën në muajin maj 2020, në vlerë prej 104 milionë euro. Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, pjesa më e madhe janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.
Continue reading...Hoti flet për rrezikun e rrëzimit të Qeverisë së tij
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar rreth situatës së krijuar së fundmi në vend, pas inicimit të mocionit të mosbesimit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj qeverisë të cilën ai e drejton, njofton Insajderi. Hoti ka thënë se asnjëherë në Kosovë, nuk ka arritur që qeverinë ta rrëzojë opozita, por vetëm problemet dhe pakënaqësitë që kanë qenë brenda koalicionit qeverisës. “Kjo nismë e opozitës është e drejtë kushtetuese, por se qeverinë asnjëherë nuk e ka rrëzuar qeveria, atë mund ta rrëzoj vetëm nëse nuk funksionon siç duhet koalicioni qeverisë. Normalisht që ka plotë çështje që duhet të adresojmë”, tha...
Continue reading...155 raste të reja me COVID-19 dhe 2 të vdekur në 24 orët e fundit
Në vendin tonë në 24 orët e fundit janë kryer 1 845 teste dhe 155 prej tyre kanë rezultuar pozitivë: -Shkup 51 -Kumanovë 11 -Dibër 2 -Shtip 13 -Prilep 4 -Tetovë 10 -Strugë 3 -Manastir 1 -Ohër 6 -Kavadar 14 -Gostivar 22 -Gjevgjeli 1 -Probishtip 1 -Demir Hisar 4 -Makedonski Brod 5 -Vinicë 2 -Kërçovë 3 -Negotinë 2 Ndërsa 2 pacientë kanë ndërruar jetë, një nga Shkupi dhe tjetri nga Shtipi. Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 127 pacientë. Deri më tani, nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë kryer 111 791 teste për COVID-19.
Continue reading...Gjashtë viktima dhe 113 raste të reja me Covid-19, shërohen 259 pacientë
Gjashtë viktima, 113 raste të reja dhe 259 pacientë të shëruar është bilanci për Covdi-19 brenda 24 orëve të fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë. 113 rastet e reja kanë rezultuar nga gjithsej 1543 testime të realizuara. Në Shkup janë regjistruar 35 raste të reja, Kumanovë-12, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-1, Manastir-7, Ohër-6, Gostivar-15, Koçani-2, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Valandovë-1, Vinicë-1. Komfor statistikave të fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 11399, numri i personave të shëruar është 7480. Gjithsej 517 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, në disa raste të...
Continue reading...Rama publikon pamjet nga Rruga e Arbrit, ja çfarë ka mbetur ende (VIDEO)
Rruga e Arbrit ka qenë në vëmendje të kryeministrit Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjteje. Kreu i qeverisë, me anë të këtij investimi, ka zgjedhur që t’u kthejë një përgjigje të gjithë atyre që e akuzojnë se e ka lënë në harresë veriun e vendit. “Mirëmëngjes dhe me këtë vështrim mbi Rrugën e Arbërit, ku shijohet edhe cilësia e një projekti të konceptuar me synimin për ta harmonizuar sa më shumë me natyrën, ndërhyrjen e thellë përgjatë një peizazhi fantastik natyror, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, e sidomos në këtë rast, disa miqve këtu që nuk...
Continue reading...Sërbët “pushtojnë” Shqipërinë këtë verë
Muaji gusht ka nisur si një ogur i mbarë për industrinë e turizmit në Shqipëri disa muaj pas kolapsit të shkaktuar nga virusi pandemik COVID-19. Që në ditët e para vihet re një fluks i shtuar i pushuesve që i drejtohen bregdetit shqiptar. Vetëm nga pika kufitare e Qafë Thanës përgjatë tre ditëve të para të Gushtit raportohet se kanë hyrë 10 805 shtetas, numër i cili është rritur gjatë ditëve në vijim. Vërehet një bum pushuesish nga Maqedonia, Bullgaria dhe Serbia. Edhe aksi rrugor Qafë Thanë-Librazhd-Elbasan-Durrës raportohet se ka pasur mbingarkesë dhe trafik nga fluksi i automjeteve. E njëjta...
Continue reading...




