Numri i rasteve të reja me Covid-19 në të gjithë botën ka arritur një rekord tëri prej 212.326 raste në 24 orë, sipas një raporti të situatës nga Organizata Botërore e Shëndetit. Raporti thotë se ka pasur më shumë se 10.9 milion raste të konfirmuara Covid-19 globalisht, me 212.326 raste të reja në 24 orët e fundit. Ka pasur të paktën 523,011 vdekje në të gjithë botën që prej fillimit të pandemisë, me 5,134 prej atyre vdekjeve të raportuara në 24 orët e fundit. Virusi, i cili u shfaq për herë të parë në Kinë, është përhapur në të gjithë...
Continue reading...Lajme
Kryeministri Rama alarmon rusët, shihni çfarë raporton një nga mediat më të rëndësishme në Rusi
Media më e rëndësishme e Rusisë, që mbështet influencën e saj në Ballkan, i ka kushtuar një shkrim të posaçëm takimit të Rama-Hoti e në veçanti deklaratës së kreut të qeverisë shqiptare për vënien në dispozicion të Portit të Durrësit për interesit e biznesit kosovar. Kjo gazetë ka një rubrike komenti i javës dhe aty theksohet se tashmë “Kosova bëhet me dalje në det dhe shqiptarët tentojnë të bashkohen”. Sipas Sputnik, logjika e dhënies së një pjesë së kalatave të Portit të Durrësit për biznesin e Kosovës, nga ku mund të paguhet direkt dogana e që futet direkt në buxhetin...
Continue reading...Ndërroi jetë mjeku i parë nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, po rritet zhgënjimi i mjekëve prej mosrespektimit të masave
Mjeku i parë, viktimë e virusit korona. Nga komplikimet që i ka shkaktuar virusi, në Spitalin e qytetit “8 Shtator” ndërroi jetë mjeku Arifikmet Dehari, urolog nga Tetova. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe këtë mëngjes tha se Dehari ishte hospitalizuar për shkak të problemeve neurologjike por ka dalë pozitiv edhe në testin për Kovid-19. Pas 15 ditëve mjekim në spital, sot ndërroi jetë. “Mjeku Dehari, i cili kishte edhe disa muaj për të dalë në pension, është mjeku i parë i cili ndërroi jetë për shkak të komplikimeve me Kovid-19. Shpreh keqardhje dhe ngushëllime familjes së tij. U apeloj kolegëve...
Continue reading...Keni vendosur që nga Gjermania të shkoni për pushime në vendlindje, ja cilat janë kushtet dhe rregullat? (VIDEO)
Gjermania ka rregullat e qarta për ata që udhëtojnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnjë – Hercegovina dhe Serbia. Të gjithë ata mërgimtarë që vendosin të vijnë për pushime në vendlindje, duhet të kenë të qartë se pas kthimit duhet të futen në karantinë 14 ditëshe. Rregullat janë të forta dhe për çdo shkelje do të përballen me gjoba të larta. Por, nëse keni një test negativ dhe e bëni gjatë kthimit në një vend të BE-së (si shembull për mërgimtarë tanë nëse gjatë kthimit vendosi për ta bërë në Kroaci, Slloveni apo ndonjë vend tjetër)...
Continue reading...Ky është bilanci i sotëm i të infektuarve në Shqipëri
Në Shqipëri vazhdon rritja e rasteve pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi janë regjistruar edhe 74 raste të reja, ndërkohë edhe 2 persona të tjerë kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA). Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë bashkë me rastet e reja është rritur në 2.893 dhe numri i të vdekurve nga virusi në 76, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 392 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë regjistruar në Tiranë...
Continue reading...Irani regjistron shifrën më të lartë ditore të vdekjeve nga COVID-19
Irani sot ka regjistruar shfirën më të lartë ditore të viktimave që nga fillimi i epidemisë në vend, transmeton Anadolu Agency (AA). Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e fundit, betejën me virusin e kanë humbur 163 persona. Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i epidemisë në Iran, ndërkohë që numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 11.571. Ndërkaq, me 2.560 raste të reja, numri i të infektuarve me virusin ka arritur në 240.438.
Continue reading...Shkencëtarët: Covid-19 transmetohet përmes ajrit, OBSH duhet të ndryshojë rekomandimet
Qindra shkencëtarë pretendojnë se ka prova që koronavirusi në grimca më të vogla në ajër mund të jetë ngjitës dhe i kanë bërë thirrje Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) të ndryshojë rekomandimet e saja. OBSH shprehet se koronavirusi përhapet kryesisht nga një person në tjetrin nga spërklat e një personi të infektuar kur teshtin, kollitet ose flet. Në një letër të hapur për OBSH, të cilën nënshkruesit planifikojnë ta botojnë në një ditar shkencor javën e ardhshme, 239 shkencëtarë nga 32 vende cituan prova që tregojnë se grimcat më të vogla mund të jenë ngjitëse, shkruan gazeta ‘New York Times’....
Continue reading...Ç’po ndodh me Corona-n? OBSH: Jemi në kulmin e dytë ta valës së parë, ja si sfidohet
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit për situata emergjente, Michael Ryan, thotë se “tani është koha për të luftuar” kundër pikut të valës së tanishme të pandemisë koronavirus dhe për t’u përqëndruar më pak në një valë të dytë të mundshme. Ryan tha se bota do të jetë shumë më mirë në luftën kundër valës së dytë nëse njerëzit marrin mësime nga luftimi i valës së parë. Zyrtarët e OBSH-së theksuan se veshja e maska, distanca fizike dhe higjena e individëve, si dhe monitorimi i kontakteve dhe ndjekja e rasteve të infektuara nga autoritetet shëndetësore, është një strategji kryesore për...
Continue reading...‘Incident shumë i rëndë’, përplasje në det mes Francës edhe Turqisë, reagon edhe Merkel
Kancelarja Angela Merkel e quajti konfrontimin mes një fregate franceze dhe një skuadre luftanijesh turke para brigjeve të Libisë një “incident shumë të rëndë”. Edhe Presidenti Emmanuel Macron tha, se veprimet e Turqisë janë “të papranueshme”. Ai kërkoi një “sqarim të politikës turke në Libi, sepse ky është një kërcënim për Afrikën dhe një kërcënim për Evropën”. Çfarë ndodhi para brigjeve të Libisë? Më 10 qershor, fregata franceze “Courbet” iu afrua një skuadre prej tri luftanijesh turke që shoqëronin një anije civile që lundronte nën flamurin e Tanzanisë. “Courbet” ishte duke patrulluar në kuadër të misionit të NATO-s “Sea Guardian”,...
Continue reading...Deklarata e Boltonit e zbuloi arsyen e vërtetë se pse u krijua Qeveria Hoti
Pasi ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, ka treguar se nuk ishte ideja e tij për shkëmbimi territorial. Ka reaguar ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, i cili në postimin e tij në Facebook ka ironizuar ata të cilët e quanin Qeverinë Kurti “antiamerikan”. Postimi i plotë: “Bolton është “antiamerikan” që tregoi të vërtetën për ndarjen e Kosovës dhe marrëveshjen Thaçi- Vuçic. Edhe çka tjetër duhet të vërtetojë pse ju desht kjo qeveri Koti?”
Continue reading...




