ejona

Ngjela: Nëse jepet Mitrovica, ka luftë si lufta e Vlorës (VIDEO)

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, profesori Lisen Bashkurti tha se Presidenti Thaçi është futur në bisedime konspirative me Vuçiçin. Ndërsa avokati Spartak Ngjela u shpreh se kjo do të thotë se do të ketë luftë si ajo e Vlorës. Bashkurti: Presidenti Thaçi është futur në bisedime konspirative me Vuçiçin dhe ka pasur mbështetjen e kryeministrit Rama. Ngjela: Po u ndërruan territoret, Mitrovica, atëherë ka luftë, si lufta e Vlorës. Preken gjendjen e një shoqërie nacionaliste. Video: 

Continue reading...

Mbesa e Thaçit i reagon Vjosa Osmanit: S’e përmende fare UÇK-në, sa e vogël je

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi e ka quajtur ‘të vogël’ Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pasi sipas saj mohoi sakrificën e UÇK-së. Sipas deputetes së PDK-së, e cila është dhe mbesa e Presidentit Hashim Thaçi, ky veprim i Kryetares së Kuvendit vetëm sa e rrit lavdinë e të gjithë atyre që kontribuan për lirinë. ”Vjosa Osmani, sot mund edhe mos ta përmendësh Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, mund edhe ta mohosh atë, por kjo veç sa e rrit legjendën dhe lavdinë e gjithë atyre djemve e vajzave qe dhanë gjithçka për këtë liri që të gjithë...

Continue reading...

Senatori Bob Dole uron Kosovën: Jam këtu për çfarëdo ndihme, ju vetëm më telefononi

Njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës, Senatori Bob Dole, ka uruar Kosovën në 21 vjetorin e Ditës së Çlirimit. Përmes një video-mesazhi, Dole ka thënë se është i lumtur që ishte pjesë e procesit të çlirimit të Kosovës, njofton Klan Kosova. ”Përshëndetje për të gjithë miqtë e mi në Kosovë. Jam i lumtur që isha pjesë e këtij procesi. U mundova të bëja gjithçka që është e mundur për këtë ditë, por ishte populli i shtetit tuaj të mrekullueshëm që e bëri këtë të mundur. Unë jam këtu për çfarëdo ndihme që mund t’u ofrojë dhe nëse mund...

Continue reading...

Thaçi pensionohet nga politika: Pas pak muajsh largohem nga jeta publike (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se do të dalë në pension. Ai në intervistën me gazetarin Çim Peka në “SYRI TV” theksoi se do largohet nga politika. “Ndoshta dikush do të gëzohet, por unë ndjehem i përmbushur për të kaluar në një faze tjetër të jetës, me energjinë, kreativitetin dhe përvojën time,” tha Thaçi, duke shtuar se ai ka fituar shtatë palë zgjedhje. Ai ka nënvizuar se do ti përkushtohet jetës private dhe të jetojë më tej si një qytetar i zakonshëm i Kosovës. “Bota është e mundësive, mundësitë janë shumë të mëdha. Unë nuk e shoh këtë...

Continue reading...

Merret vendimi, BE zbulon datën kur do rihapen plotësisht kufijtë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Barrell, ka deklaruar se kufijtë e jashtëm ë vendeve pas pandemisë së koronavirusit do të hapen në fillim të muajit korrik. “Disa shtete anëtare të BE po rihapin kufijtë e brendshëmdhe korniza pritet të përfundojë në qershor Rihapja e kufijve të jashtëm do të bëhet në një datë të mëvonshme, me një tërheqje graduale dhe të pjesshme të kufijve të jashtëm, duke filluar nga fillimi i korrikut”, – tha ai. Sipas mediave të huaja është vendosur që për Spanjën, kontrollet e trafikut ajror do të vazhdojnë deri më 21 qershor, për shkak të “reciprocitetit”.

Continue reading...

Pëllumb Pipero flet për një valë të dytë të Covid-19 dhe jep lajmin fantastik: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 3 ditësh

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka theksuar se edhe nëse do të ketë një valë të dytë të virusit, nuk do të kemi më ngrirje të jetës. Ai tha se numrat e lartë të infektimeve, brenda 2-3 ditësh do të bien. “Që nga momenti që janë hequr masat kufizuese, përgjegjësia është individuale, dhe përgjegjësi në këtë situatë është që të jemi koshient se virusi është në qarkullim edhe nëse i ka rënë virulenca. Thelbi i të gjithë kësaj gjëje është kujdesi, pa u shuar epidemia ne duhet të jemi vigjilent, distancë maskë dhe kujdes i shtuar, ky është dhe mësimi...

Continue reading...

Në cilën zonë të Shqipërisë hedhin më shumë lekë nëpër dasma? Bujar Qamili flet hapur dhe zbulon edhe qytetin më dorështrënguar

Këngëtari i njohur Bujar Qamili i ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ ka treguar se cila zonë e Shqipërisë paguan më shumë nëpër dasmë dhe cili shtet e lëshon lekun më shumë. Arjola Shehu: Kush hedh më shumë lekë, Shqiperia e veriut e mesme apo e jugut? Bujar Qamili: Shiko, nëse ja jepen disa mundësi, për të bërë disa koncerte, duhet t’i lësh të gjitha dhe të shkosh të bësh ato në Amerik. Arjola Shehu: Për me vënë pak dhjamë. Bujar Qamili: Jo asaj i thonë të vesh shumë dhjamë. Nëse të jepet mundësia të bësh vetëm 1 koncert, mos...

Continue reading...

Lajmi i bujshëm i dasmës, reagon për herë të parë Grida Duma

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma ka komentuar lajmin e eurobondit që mori qeveria Rama. Sipas saj, kjo qeveri ka marrë tre eurobonde, si asnjë tjetër. “Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të merren 1.15 miliardë euro borxh, tre eurobonde, që nuk kanë shkuar në sektoret e zhvillimet,” tha ajo. Duke folur për Reformën Zgjedhore, Duma tha se PD u angazhua për të plotësuar një nga 15 kushtet e Bundestagut gjerman, për të cilat tha se kanë ardhur si rezultat i sakrificave të opozitës. E pyetur për sistemin zgjedhor dhe listat e hapura, të cilat i ka mbrojtur, Duma tha se shqetësimi i...

Continue reading...

Rritja rekord e numrit të të prekurve me koronavirus, Pëllumb Pipero tregon nëse do të kthehen sërish masat e izolimit

Dita e sotme vendi ynë shënoi një tjetër rekord, ku 42 persona kanë rezultuar pozitiv me koronvirus. Ndërkaq po sot pritet edhe mbledhja e Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku natyrisht do të flitet për masa ndaj situatës së krijuar. Ekspert dhe njerëz të fushësh kanë nisur të flasin tashmë për mundësinë e një tjetër “Lock-Doën” duke e cilësuar si të papërballueshëm. Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero është shprehur se situata do të shkojë drejt stabilizimit së shpejti. Pipero thotë se nuk beson se do të rikthehen masat e ashpra që u ndërmorën në muajin mars. “Nuk besoj se do të...

Continue reading...

Topalli gati të drejtojë PD-në, nëse Basha dështon: Duhet udhëheqje e re, Luli kërkon vetëm lek

Jozefina Topalli, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ka dhënë një mesazh të fortë, ku shprehet se opozitës i duhet një udhëheqje e re dhe se Lulzim Basha ka tradhëtuar të gjithë kauzat, duke vijuar marrëveshjet me Ramën. Topalli e ka shoqëruar statusin me një fotografi ku shfaqet mes një turme, me dy gishtat lart, duke “paralajmëruar” kështu, se ajo është gati, në rast se Basha do t’i humbsë zgjedhjet. “Zoti Luli Basha nuk toleron mendime ndryshe. Ai eshte larg parimeve demokratike dhe perendimore. Ne marreveshtjen e fundit me Ramen, pervecse tradhetoi “kauzen” e tij se “me Ramen...

Continue reading...