Merret vendimi, BE zbulon datën kur do rihapen plotësisht kufijtë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Barrell, ka deklaruar se kufijtë e jashtëm ë vendeve pas pandemisë së koronavirusit do të hapen në fillim të muajit korrik.

“Disa shtete anëtare të BE po rihapin kufijtë e brendshëmdhe korniza pritet të përfundojë në qershor Rihapja e kufijve të jashtëm do të bëhet në një datë të mëvonshme, me një tërheqje graduale dhe të pjesshme të kufijve të jashtëm, duke filluar nga fillimi i korrikut”, – tha ai.

Sipas mediave të huaja është vendosur që për Spanjën, kontrollet e trafikut ajror do të vazhdojnë deri më 21 qershor, për shkak të “reciprocitetit”.