Rritja rekord e numrit të të prekurve me koronavirus, Pëllumb Pipero tregon nëse do të kthehen sërish masat e izolimit

Dita e sotme vendi ynë shënoi një tjetër rekord, ku 42 persona kanë rezultuar pozitiv me koronvirus. Ndërkaq po sot pritet edhe mbledhja e Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku natyrisht do të flitet për masa ndaj situatës së krijuar.

Ekspert dhe njerëz të fushësh kanë nisur të flasin tashmë për mundësinë e një tjetër “Lock-Doën” duke e cilësuar si të papërballueshëm.

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero është shprehur se situata do të shkojë drejt stabilizimit së shpejti.

Pipero thotë se nuk beson se do të rikthehen masat e ashpra që u ndërmorën në muajin mars.

“Nuk besoj se do të ketë rikthim të masave, edhe gjendja do stabilizohet shpejt!”, është shprehur Pipero duke u shfaqur optimist për situatën në vend.