Interesante, njerëzit që dëshirojnë të udhëtojnë në 5 shtete të Evropes nuk mund të udhëtojnë me aeroplan, përcjell albinfo.ch. Nga njëra anë, Franca, dhe nga ana tjetër, Deti Mesdhe, Monako është vendi i dytë më i vogël në botë. Njerëzit zakonisht aterrojnë në Aeroportin e Nice në Cote d`Azur në Francë. Këto janë pesë vendet evropiane në të cilat nuk mund të shkoni me aeroplanë: Vatikani Është vendi më i vogël në botë me një sipërfaqe prej 0,44 kilometra katrorë. Ai nuk ka aeroportin e vet, sepse ndodhet brenda Romës, i cili ka dy aeroporte ndërkombëtare. San Marino Një shtet...
Continue reading...ejona
Frikë për shëndetin e Donald Trump: Presidenti shihet në gjendje të rëndë, nuk mund as të ecë, mban gotën me dy duar (VIDEO)
Dje Presidenti amerikan Donald Trump mbushi 74 vjet, por kurreshtja për shëndetin e tij sa vjen e shtohet, derisa paraqitjet e tij shpeshherë ngrisin pyetje nëse Presidenti amerikan është në gjendje të mirë shëndetësore. Paraqitja e tij gjatë të dielës ringjalli këto pyetje, në ndërkohë që Presidenti po bëhet gati për një fushatë të zjarrtë për rizgjedhjen si President i SHBA’ve. Detajet për shëndetin e tij çdoherë janë një mister, por Presidenti shfaqet energjik gjatë tërë kohës, madje në shumicën e rasteve nuk përkon me moshën që ka. Rezultatet e një rutine shëndetësore të Trump thanë se ai kishte mbipeshë,...
Continue reading...Vasili: Sot, 57 raste me COVID-19. Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të ndiqet penalisht
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, me anë të një postimi në Facebook, i kërkoi kryeministrit Edi Rama që “të japë dorëheqjen menjëherë për menaxhimin kriminal dhe antinjerëzor të pandemisë”. “Edi Rama veproi kundër shkencës me vullnet të plotë dhe në funksion të propagandës së tij politike personale. Çdo person i infektuar është një akuzë për Edi Ramën për dëmtim të shëndetit me paramendim. SPAK të fillojë hetimin urgjentisht për Edi Ramën për veprimet e tij të paramenduara që sollën dëmtimin e shëndetit të njerëzve”, shkruan Vasili. “Sot 57 raste të reja me COVID-19. Në pikun e pandemisë,...
Continue reading...Turqia në delir: Ky është ilaçi ynë anti-koronar
Shkencëtarët turq kanë prodhuar ilaçin e parë të sintezuar, prodhim vendor që do të përdoret kundër koronavirusit të ri (COVID-19), tha sot ministri turk i Teknologjisë dhe Industrisë, Mustafa Varank, transmeton Anadolu Agency (AA). “Është një burim i lumturisë dhe krenarisë që ilaçi ka arritur në fazën e licencimit”, tha Varank në një deklaratë me shkrim. Ilaçi i sintetizuar në Turqi i quajtur “Favipiravir”, i cili përdoret në trajtimin e COVID-19, është zhvilluar në bashkëpunim mes Ministrisë së Teknologjisë dhe Industrisë, Ministrisë së Shëndetësisë, Këshilli i Hulumtimeve Shkencore dhe Teknologjike i Turqisë (TUBITAK), Universitetit Medipol në Stamboll dhe kompanisë farmaceutike...
Continue reading...Ekspertët studiojnë hartat satelitore dhe thonë: Corona, ndoshta që prej gushtit 2019
Kur filloi përhapja e koronavirusit në të gjithë Kinën dhe botën? Fillimisht u përmend në fund të dhjetorit 2019 dhe në fillim të janarit 2020, por me kalimin e kohës, u shfaqën informacione se mund të ishte edhe më herët, në nëntor të vitit të kaluar. Shkencëtarët nga Shkolla Mjekësore e Harvardit u përpoqën të marrin një përgjigje të kësaj pyetje duke analizuar të dhënat nga motori kinez i kërkimit Baidu dhe duke përdorur imazhe satelitore, dhe rezultatet ishin mjaft interesante, për shumë dhe të papritura, duke vërejtur se hulumtimi ende nuk është rishikuar nga shkencëtarë të tjerë. Përkatësisht, ata...
Continue reading...“Kur bëhemi bashkë, shkatërrojmë botën”! Nisin protestat jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera, paralajmërojnë maturantët
Vijon edhe ditën e sotme protesta e maturantëve, të cilët kërkojnë rivlerësim të provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, me argumentin se pyetjet kanë qenë shumë të vështira dhe të pakuptimta. Sot, në protestë janë ngritur edhe maturantët e Fierit, të cilët pasi kanë marshuar në qytetin, janë mbledhur përpara Drejtorisë Arsimore. Maturantët kanë kërkuar të plotësohen kërkesat e tyre afatshkurtra, pasi në të kundërt do të bojkotojnë provimet e radhës të Maturës Shtetërore. “Të vlerësohet nota mesatare e notës së Gjuhë Letërsisë në shkollë dhe 40% e provimit. Nëse nuk plotësohen kërkesat tona të qarta dhe afatshkurtra, do të...
Continue reading...Thaçi: Territori i Kosovës i paprekshëm, lajmet për hartat në tavolinë janë të rreme
Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se nuk ka asnjë marrveshje për ndarjen e Kosovës, dhe të gjitha lajmet se në negocitatat me Serbinë do të flasin për harta janë lajme të rreme. Thaçi ka thënë se territori i Kosovës i paprekshëm dhe se nuk do të ketë asnjë hartë në tryezën e negociatave. “Nuk do të ketë harta në tavolinën e negociatave, nuk do të ketë shkëmbim, të gjitha janë lajme të rreme. Nuk do të ndodhë diçka e tillë”, ka thënë Presidenti Thaçi. Ndërsa ka folur edhe për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, për...
Continue reading...Mali i Zi nuk i lejon serbët të hyjnë në shtetin e tyre përsëri
Instituti për Shëndet Publik përditësoi listën e shteteve qytetarët e të cilave mund të hyjnë në Mal të Zi, e në të nuk gjendet Serbia ankohen mediat serbe. Nga Instituti malazez njoftuan se me rastin e shqyrtimit të listët kujdes i posaçëm ju kushtua rëndësisë së bashkëpunimit ndërshtetëror dhe hapjes së kufirit me Serbinë, duke ditur marrëdhëniet e mira fqinjësore, si dhe relacionet e mira e të shumta ekonomike dhe familjare të dy shteteve. “Vendimi për mos inkuadrimin e Serbisë në listë ka ndikuar, para së gjithash, situata e paqartë me të dhënat epidemiologjike, vendimi i institucioneve shëndetësore të Serbisë...
Continue reading...Kryeministri shqiptar që dëboi pushtuesit serb nga Kosova dhe Maqedonia Shqiptare
Analisti dhe shkrimtari i njohur shqiptar Eugen Shehu ka kritikuar politikën e ditëve të sodit më konkretisht politikanët shqiptar sa i përket bashkimit të shqiptarve dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre. Postimi i plotë: “AI QË MUNGON TANI Kryeministri Nacionalist Mustafa Merlika Kruja foto e viti 13.gusht.1940.Kryeministri qê dëboi pushtuesit serb nga Kosova dhe Maqedonia Shqiptare dhe i bashkoi ato përsëri trungut amë Shqipërisë. Në Tokat e Lirueme Shqyptare rivendosi kudo administratën shqiptare dhe hapi shkollat shqipe.Përndryshe që nga viti 1921 në legjislacionet parlamentare dhe në shtypin shqiptar njihej me emrin Mustafa Kosova. Sot na mungon në kte zallamahi...
Continue reading...Rugova i kishte thënë Bill Clinton-it: Ti duhet të na ndihmosh, meqenëse kemi një pikë të përbashkët
Bill Clinton do të mbetet përgjithmonë në historinë e popullit tonë, për ndihmën dhe kontributin e madh të tij në luftën e Kosovës për liri dhe pavarësi. Në vitin 2009, kur ish-presidenti i Amerikës, erdhi në Kosovë, mbajti një fjalim të fuqishëm në Parlamentin e Kosovës, duke e nisur fjalimin e tij me një kujtim që kishte me Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. “Dua ta përkujtoj ish-presidentin Rugova, i cili ishte një njeri i shkëlqyeshëm. Kujtoj dhuratën që ai më ofroi, një gur unik, gjysmë kristali. Ishte ky gur që u bë i njohur edhe në Shtëpinë e Bardhë,...
Continue reading...




