Vladimir Putin po shqyrton mundësinë e një mandati tjetër të ri si president i Rusisë nëse votuesit miratojnë ndryshimet kushtetuese që do ta mundësonin këtë, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve ndërsa cituan një intervistë me udhëheqësin rus të dielën. Rusia do të zhvillojë një votim mbarëkombëtar nga 25 qershor deri më 1 korrik mbi ndryshimet e propozuara në kushtetutë, përfshi një amendament që do të lejonte zotin Putin të kërkonte edhe dy mandate të tjera gjashtëvjeçare si president, pasi të përfundojë mandati i tij aktual në vitin 2024. Kundërshtarët thonë se reformat janë hartuar për të lejuar Putinin të mbajë...
Continue reading...ejona
Trump rikthehet me tubimin e parë që nga marsi: Shumica e heshtur është më e fortë se kurrë më parë
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se “shumica e heshtur është më e fortë se kurrë më parë”, pasi ai mbajti tubimin e tij të parë që nga marsi. Por dukej se shumë nga “shumica e tij e heshtur” kishin qëndruar në shtëpi, mes paralajmërimeve nga zyrtarët shëndetësorë për rrezikun e përhapjes së koronavirusit. Stadiumi ka një kapacitet 19,000 por organizatorët kishin thënë që vetëm 10,000 njerëz do të lejoheshin të hynin. Tubimi në stadiumin BOK në Tulsa, Oklahoma, ishte promovuar si një mundësi rikthimi për Trump – një shans për të rritur fushatën e tij për rizgjedhje në nëntor....
Continue reading...Spiuni Rus: Amerika po provon ta sundojë botën (VIDEO)
Shefi i shërbimit rus të spiunazhit ka dhënë një intervistë ekskluzive me BBC-në. Ai thotë se politika e Trump mund ta çojë botën drejt një katastrofe. Udhëheqësi i Shërbimit Rus të Inteligjencës Ndërkombëtare, i ka thënë BBC-së se Amerika po provon ta sundojë botë dhe kjo mund të çojë në një katastrofë. Në një intervistë ekskluzive, Sergei Naryshkin, gjithashtu tha se Rusia nuk i beson as qeverisë së Britanisë së Madhe. Shefi i spiunazhit rus, në këtë intervistë për Steve Rosnberg, me rastin e 75 vjetorit të fundit të Luftës së Dytë Botërore, tha se njerëzit në Perëndim kanë harruar...
Continue reading...Nga Vetëvendosje: E mirëpresim ardhjen e Vjosa Osmanit në VV
Vjosa Osmani sot është shkarkuar nga të gjitha pozitat e LDK-së nga Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie. Vet Osmani ka reaguar duke i paralajmëruar “diferencuesit” se do të takohen në zgjedhje prapë. Raportet e mira të Osmanit me Kurtin dhe zyrtarët e tjerë të kësaj partie, kanë bërë që aktivistët e LVV-së ta ftojnë Osmanin në partinë e tyre. Vlerson Hasani, aktivisti i VV-së që u sulmua nga truprojat e Thaçi, ka shkruar në grupin #mekryeministrin se Vjosa është e mirëseardhur në VV.
Continue reading...Ndalohen fluturimet deri më 27 qershor, Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim për qytetarët
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se vazhdon gjendja e njëjtë sa i përket fluturimeve, të cilat janë ndaluar deri më 27 qershor. Nga Aeroporti është theksuar përmes njoftimit se ka kapacitete të plota për fluturime për ardhje dhe nisje, por se gjithçka varet nga autoritetet shtetërore. Njoftimi i plotë: “Njoftim për udhëtarë, Sipas njoftimit të ri të autoriteteve relevante shtetërore, ju njoftojmë se trafiku ajror akoma mbetet në gjendjen e njëjtë me ndalesë deri më datë 27 Qershor 2020,me mundësi ndryshimi në çdo kohë për vazhdim apo largim të ndalesës. Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që...
Continue reading...E rëndë, dy punëtorë bien nga skela teksa po punonin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku dy punëtorë kanë rënë nga lartësia, teksa ishin duke punuar në një shtëpi private. Bëhet fjalë për 47-vjeçarin, Y.C., dhe 59-vjeçarin S.M., të cilët kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas asaj që raporton Fax News, dy punëtorët e plagosur ndodhen në sallën e operacionit dhe gjendja e tyre nuk është e mirë. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Continue reading...“Boll me këto farsa”, Mjeku shpërthen ndaj Manastirliut: S’e ka fajin populli për përhapjen e Covid-19, por QSUT-ja
Mjeku i njohur, Petrit Vargu, ka reaguar ashpër në lidhje me faktin që qeveria po ua lë fajin qytetarëve për përhapjen e Covid-19 në vend, ku ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja. Përmes një postimi në “Facebook”, Vargu thekson se fajtore për rritjen e infeksioneve të reja është Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë, e cila sipas tij është burim infeksioni, që menaxhohet totalisht nga qeveria. Ai thotë se Shqipëria është i vetmi vend në botë, ku populli fajësohet për përhapjen e Covid-19. Ky reagim i mjekut vjen pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë,...
Continue reading...Kur duhet ta vendosim maskën dhe kur mund ta shmangim atë?
Shkenca ka shumë informacione për të ofruar në lidhje me efektivitetin e bartjes së maskës, për të ndaluar përhapjen e coronavirusit, mirëpo mënyra e ofrimit të atyre informatave ka filluar të marrë një ngjyrim tjetër; si histori sensacioniste të medieve. Studimet mbi maskat ende nuk janë plotësisht përfundimtare, mirëpo luajnë rol kyç për të shmangur rreziqet shëndetësore – deri tek problemet me kancer, shkruan artikulli në Bloomberg, përcjell Telegrafi. Gjithsesi është akoma më mirë të marrësh vendime bazuar në disa prova jo të plota se sa t’i injorosh ato plotësisht. Në këtë rast, këto të dhëna, ndihmojnë të reflektojnë në...
Continue reading...Quni: Për shkak të kauzave që kemi pasur, Albin Kurti është dashur ta mbajë në “shpinë” Agim Veliun dy mandate
Në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ministri i Mbrojtjes Anton Quni ka folur për raportet LVV-LDK dhe prishjen e koalicionit. Quni thotë se personalisht kishte punuar mjaft shumë për t’u ndërtuar koalicioni mes LDK dhe Vetëvendosjes. Ai ka thënë se vijat e kuqe nuk duhet të ekzistojnë në skenën politike të Kosovës, tha ai, përcjell Telegrafi. Zyrtari i LDK-së thotë se është fakt që kjo parti është solidarizuar me Ministrin e Brendshëm Agim Veliu që u shkarkua nga Kurti pa ndonjë vërejtje apo diskutim paraprak. “Për LDK-në kjo gjë u konsiderua fyerje dhe përbuzje e dinjitetit të LDK-së nga një...
Continue reading...Vetëm 24 viktima, Italia arrin minimumin historik prej 2 Marsit
Mbrojtja Civile Italiane publikon të dhënat për 24 orët e fundit lidhur me infektimet dhe vdekjet e reja si pasojë e Covid-19. Vdekjet për 24 orët e fundit janë vetëm 24, minimumi historik që nga 2 marsi, kur kishim 18 viktima. Ndërkohë vetëm një ditë më parë kishim 49 të vdekur. Ulje edhe sa i përket infektimeve të reja, vetëm 224, ku gjysma janë në rajonin e Lombardisë, 128 raste, raporton Syri.net. Ndërkohë nuk kemi asnjë infektim të ri në rajonet: Valle d’Aosta, Marche, Umbria, Abruzzo, Molise, Basilicata dhe Sardegna. Në terapi intensive ndodhet 148 persona, 4 më pak se...
Continue reading...




