ejona

Aksidentohet ish-presidenti serb, po shkonte të votonte

Ish-presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka pwsuar një aksídent me makinë teksa mediat vendase raportojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 15:50 në korsinë e rrugës në Lapovë. Makina në të cilën ndodhej ish-presidenti u godit nga një automjet i ministrisë së Brendshme dhe mësohet se ky i fundit po ecte në drejtim të kundërt dhe u përfshinë në aksídent. Sipas informacioneve paraprake nuk ka pasur të dèmtuar. Lidhur me ngjarjen është prononcuar edhe ish-presidenti. “Asgjë serioze, ata na lidhën me një makinë për të na tërhequr, unë do të shkoj të votoj” – tha Nikoliç për mediat serbe ndërsa kujtojmë...

Continue reading...

Në stadiumin legjendar gjerman do të luhet sërish futboll pas 15 vitesh

Skuadra Türkgücü München, e themeluar nga emigrantët turq në 1975, do të luajë ndeshjet e tyre atje, pasi nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Ligës së Tretë të Gjermanisë, duke u promovuar nga ligat rajonale e Bavarisë. Türkgücü do të luajë vetëm tetë ndeshje si vendas në Stadiumin Olimpik, dhe të gjitha të tjerat do t’i luajë në Grunwalder Strasse, aty ku luajnë TSV 1860 Mynih dhe skuadra tjetër e Bayernit. Ka qenë e paqartë se në cilin stadium do t’i zhvillojë ndeshjet si vendas skuadra e emigrantëve turq, pasi ishte e pamundur që të gjitha ato...

Continue reading...

Rishfaqet Elvana Gjata, dyshimet mbi jetën private dhe projekti që mbeti pezull

Pas një periudhe mungese në jetën publike dhe rrjetet sociale, këngëtarja Elvana Gjata është rikthyer pas “zhdukjes misterioze”, duke ndarë disa foto me një mesazh domethënës në llogarinë e saj. “Askush nuk mund të ta mbyllë gojën. Fol!”, shkruhet në fotot e këngëtares, e cila mban në duar një poster. Elvana ka zgjedhur një veshje në ngjyrë bezhë dhe një ‘look’ minimalist për këto foto, duke ia lënë gjithë vëmendjen mesazhit që ka dashur të përcjellë. Pas këtij seti, ajo ka postuar një tjetër foto, ku shfaqet në stilin e viteve ’90, ndërkohë që ndjekësit nuk reshtin me pyetje se...

Continue reading...

10 lojtarët më të ndjekur në rrjetet sociale, kryeson Ronaldo

Janë zbuluar dhjetë lojtarët me më së shumti ndjekës në rrjetet sociale, me Cristiano Ronaldon që është në krye të listës. Ylli portugez ka një diferencë të madhe nga vendi i dytë që i takon Neymarit, ndërsa lojtarët e tjerë mes vete kanë një dallim të vogël. Më poshtë keni listën e plotë të lojtarëve me më së shumti ndjekës në rrjetet sociale: 10) Luis Suarez – Barcelona – 71,900,000 ndjekës 9) Zlatan Ibrahimovc – AC Milan – 75,600,000 ndjekës 8) Marcelo – Real Madrid – 76,200,000 ndjekës 7) Mesut Ozil – Arsenal – 77,800,000 ndjekës 6) Sergio Ramos –...

Continue reading...

Dalin shifrat! Ja sa të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut vijojnë rastet me koronavirus. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në krahasim me ditën e djeshme ka më pak raste. Në 24 orët e fundit janë bërë 776 testime dhe janë regjistruar 101 raste të reja me Kovid19. Sa i përket qyteteve Shkupi vazhdon me më shumë raste, edhe ate 56, më pas radhitet Tetova me 19 raste, Kumanova me 13 raste, Shtipi me 3 raste, Manastiri dhe Resnja me nga 2 raste si dhe me nga një rast në Dibër, Strugë, Veles, Ohër, Gostivar. Po ashtu bëhet e ditur se 5 pacientë kanë ndërruar...

Continue reading...

Pendarovski: Nuk ka asnjë pengesë që kryeministri të jetë shqiptar

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka komentuar idenë e BDI-së për kryeministër shqiptar. Ai theksoi se nuk ka asnjë pengesë kushtetuese, politike ose ligjore që kryeministri i vendit të jetë shqiptar. “Unë nuk hyj në ato që janë motivet e tyre partiake, ato janë të qarta për mua, por nuk shoh ndonjë pengesë për ta nënvizuar atë si kërkesë të tyre politike ndaj partnerëve të tyre të mundshëm në qeverinë e ardhshme, nëse ata janë në një situatë të tillë. Ajo që dua të them në atë kontekst është se deri më tani partia në pushtet, pra kryetari...

Continue reading...

“Florjan Binaj ka infektuar me COVID-19 qytetin e Përmetit”, aktori i Protokallisë reagon i revoltuar dhe nuk lë gjë pa thënë

Dy ditë më parë në media qarkulloi lajmi se aktori i njohur i Portokallisë, Florjan Binaj është i infektuar nga koronavirusi. E pas publikimit të këtij lajmi aktori bëri një reagim përmes rrjeteve sociale duke u shprehur se testi i ka rezultuar pozitiv, por nuk ka shfaqur asnjë shenjë apo simptomë. Ndërkohë ditën e sotme, aktori ka reaguar për lajmin se Binaj ka qenë në Përmet dhe ka takuar një person në një party. Aktori kundërshton që të ketë qenë në Përmet para një jave, por ai thekson se atje ka shkuar më datë 7 qershor, ku shton më tej...

Continue reading...

Greqia fut pronat e Himarës në rezolutë: Kusht për Shqipërinë në BE

Me insistimin e Greqisë, mes 15 kushteve ndaj Shqipërisë për vijimin e procesit të integrimit, janë përfshirë edhe ato që lidhen drejtpërdrejt me trajtimin e minoritetit grek dhe përmirësimin e statusit të tyre. Kështu, me rezolutën e Parlamentit Evropian, BE kërkon gjithashtu garantimin ligjor të së drejtës së vetëvendosjes së anëtarëve të minoritetit dhe pakicave kombetare. Miratimi përpara fillimit të një dialogu mbi ligjin e ri mbi procedurat e regjistrimit, të drejtat pronësore të anëtarëve të minoritetit grek dhe në përgjithësi zbatimin praktik të të gjitha të drejtave duke iu referuar Ligjit për Minoritetet e Shqipërisë përmes nxjerrjes së ligjeve...

Continue reading...

Përkeqësohet situata në spital, ky është numri i të shtruarve me COVID-19 orët e fundit

Shifrat e larta të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë, ka rritur dhe numrin e shtrimeve në spitalin Infektiv. Krahasuar me një ditë më parë kemi 15 pacientë të rinj të shtruar, duke e çuar në 78 numrin e tyre që marrin kujdes mjeksor, nga të cilët 10 janë në terapi intensive, ndërsa 1 i intubuar. Deri më tani numri i rasteve aktivë me koronavirus në vendin tonë është 784. Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 pacientë duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve në vendin tonë. Ndërkohë një tjetër person ka humbur jetën...

Continue reading...

Infektimet nga Covid-19 në Shqipëri, Grida Duma shton dyshimet me deklaratën: Kush është rreziku tani?

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka komentuar shifrat e fundit të infektimit me COVID 19. Duma hodhi dyshime për vërtetësinë e tyre, ku shtoi se kryemistri Edi Rama e ka shfrytëzuar këtë pandemi për të rritur pushtetin e tij. “Nuk dua të vë dyshimin ata që informojnë, instancat shtetërore, gjithmonë kam zgjedhur të mos jem lajmësi i keq, që do të thotë se kam dyshimet e mia racionale se nuk kanë qenë ato shifrat edhe gjatë karantinimit të plotë. Besoj që shifrat kanë qenë më shumë dhe kanë nisur para karantinimit. Ne si PD kemi kontribuar për t’ju thënë shqiptarëve...

Continue reading...