Putini shqyrton mundësinë të marrë një mandat të ri si President i Rusisë me ndryshimet kushtetuese

Vladimir Putin po shqyrton mundësinë e një mandati tjetër të ri si president i Rusisë nëse votuesit miratojnë ndryshimet kushtetuese që do ta mundësonin këtë, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve ndërsa cituan një intervistë me udhëheqësin rus të dielën. Rusia do të zhvillojë një votim mbarëkombëtar nga 25 qershor deri më 1 korrik mbi ndryshimet e propozuara në kushtetutë, përfshi një amendament që do të lejonte zotin Putin të kërkonte edhe dy mandate të tjera gjashtëvjeçare si president, pasi të përfundojë mandati i tij aktual në vitin 2024. Kundërshtarët thonë se reformat janë hartuar për të lejuar Putinin të mbajë...