Vetëm 24 viktima, Italia arrin minimumin historik prej 2 Marsit

Mbrojtja Civile Italiane publikon të dhënat për 24 orët e fundit lidhur me infektimet dhe vdekjet e reja si pasojë e Covid-19. Vdekjet për 24 orët e fundit janë vetëm 24, minimumi historik që nga 2 marsi, kur kishim 18 viktima. Ndërkohë vetëm një ditë më parë kishim 49 të vdekur. Ulje edhe sa i përket infektimeve të reja, vetëm 224, ku gjysma janë në rajonin e Lombardisë, 128 raste, raporton Syri.net. Ndërkohë nuk kemi asnjë infektim të ri në rajonet: Valle d’Aosta, Marche, Umbria, Abruzzo, Molise, Basilicata dhe Sardegna. Në terapi intensive ndodhet 148 persona, 4 më pak se...