Me rritjen e temperaturave dhe me ngrohjen e kohës qytetarët kosovarë kanë filluar të vijnë në Shqipëri për të kaluar një fundjavë të këndshme në plazh. Në superstradën Milot-Lezhë mëngjesin e sotëm ka patur fluks automjetesh me shtetas nga Kosova të cilët ishin drejtuar drejt plazhit të Shëngjinit. Ata kanë mbërritur në Shqipëri për të kaluar një fundjavë në plazh ndërsa kjo ka shkaktuar fluks në trafik duke bllokuar me raste qarkullimin. Kufijtë e Shqipërisë janë të hapura dhe për të herë të parë në vendin tonë nuk ka pengesa që vijnë për shkak të koronavirusit.
Continue reading...ejona
Në jahtin luksoz 15 milionësh, Ronaldo dhe Georgina shijojnë pushimet (FOTO)
Covid-19 nuk e ka penguar çiftin e famshëm Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez të shfrytëzojnë motin perfekt në Itali. Futbollisti portugez dhe modelja 26 vjeçare kanë shijuar rrezet e diellit në një jaht luksoz me një vlerë prej 15 milionë paund. Vetë Georgina ka publikuar një foto në Instagram me yllin e Juventusit, ku dukeshin më të lumtur e të dashuruar se kurrë. Sipas “Tuttosport”, jahti i tyre qëndroi në Viareggio, e më pas dyshja u zhvendos për të pushuar në një hotel në Forte dei Marmi. Pak ditë më parë, Rodriguez ndau disa foto në rrjetin social duke u...
Continue reading...Vendim: Kufijtë e BE-së, të mbyllura për Ballkanin veç Malit të Zi dhe Serbisë
Bashkimi Evropian nuk do të hapë kufijtë e jashtëm për shtetasit e shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas 1 korrikut, pos për Malin e Zi dhe Serbinë. Kjo supozohet në bazë të një liste, që si aneks i është bashkangjitur një rekomandimi të Këshillit të BE-së, për të cilin ambasadorët e vendeve anëtare, kanë diskutuar në Bruksel, të premten në mbrëmje, për më shumë së gjashtë orë. Ata në fillim ka miratuar kriteret që duhet të merren parasysh për të hequr kufizimet për hyrjen e shtetasve të huaj në territorin e BE-së, pastaj në bazë të këtyre kritereve, është...
Continue reading...Suedia në një renditje infeksioni me Shqipërinë, kryepidemiologu i saj sulmon OBSH-në
Shefi epidemiolog i Suedisë, Anders Tegnell, ka sulmuar Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH), pasi vendosi vendin e tij në një listë të vendeve me transmetim të përshpejtuar të koronavirusit, i cili mund të mposht sistemet shëndetësore. “Fatkeqësisht, ky është një vlerësim plotësisht i gabuar i të dhënave suedeze,” tha Tegnell. Zyra Evropiane e OBSH-së lëshoi të enjten një listë me 11 vende me transmetim të përshpejtuar të virusit, duke përfshirë Suedinë, Bosnjen, Armenia, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë Veriore dhe Ukrainën. Suedia ka parë një rritje të mprehtë të numrit të rasteve COVID-19, por ia atribuon kësaj një numri të shtuar të...
Continue reading...Serbisë i infektohet kreu i Mbrojtjes, kontraversi i Vuçiçit
Njeriu me kontravers në qeverinë serbe, ministri i Mbrojtjes Vulin, është infektuar me koronavirus. Lajmi është publikuar zyrtarisht nga dikasteri i tij. Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes serbe, Vulin po ndihet mirë dhe duke qenë se nuk ka simptoma infeksioni, ai është në izolim. “Vulin vazhdon të kryejë detyrat e tij si ministër i Mbrojtjes në mënyrë të rregullt, duke iu përmbajtur të gjitha masave të përcaktuara gjatë izolimit”, thuhet në deklaratë. Vulin u testua pasi pati një kontakt me Sekretarin të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili doli pozitiv me COVID-19. Serbia është dalluar në rajon...
Continue reading...Djali në telashe, Thaçajt me mesazh për Kosovën: Faleminderit për solidaritetin, jo vizita për hir të shëndetit
Rasti “Thaçi” ka shënuar një risi, pasi për herë të parë në një zhvillim politik me efekt të fortë publik, ka reaguar një familje, e kjo është pikërisht ajo e presidentit të Kosovës. Ajo i është drejtuar opinionit kosovar me një mesazh falenderues, ku ndër të tjera kujton se nuk mund të presë vizita për rastin, pasi rrezikohet shëndeti. “Të nderuar familjarë, miq dhe bashkëkombës, Ditët e fundit ka pasur interesim të jashtëzakonshëm të të afërmve të familjes, miqve dhe qytetarëve për të na vizituar në shtëpinë tonë në Burojë, në shenjë solidarizimi për momentet sfiduese nëpër të cilat po...
Continue reading...“Rama fut Shqipërinë në izolim”, ish-deputeti i PD del me paralajmërimin e fortë: E pa tolerueshme dhe e pafalshme
Ish-deputeti i PD Tritan Shehu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për rritjen e shifrave të të prekurve me COVID-19 në vendin tonë, çka bëri që BE të mbajë të mbyllura kufijtë me Shqipërinë edhe pas 1 korrikut. Shehu e ka krahasuar situatën aktuale me izolimin e dikurshëm gjatë kohës së komunizmit. Më tej ai shton se Shqipëria është vendosur nga OBSH në “listën e zezë”, duke qenë mbrapa edhe shumë vendeve afrikane dhe kjo sipas Shehut do të ketë pasojë të mëdha sociale dhe ekonomike. Postimi i plotë: “Rama fut Shqiperine ne izolim, si ne komunizem! Fatkeqesisht jemi perseri te...
Continue reading...Çfarë ndodhi? Avokatja e Popullit i bën kërkesën urgjente Ministrisë së Shëndetësisë
Institucioni i Avokatit të Popullit, përmes një deklarate për mediat, i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që të rrisë numrin e testimeve për Covid 19. Duke iu referuar nenit të Kushtetutës së vendit i cili sanksionon se “shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti”, si dhe ligjeve për “Shëndetin publik”, Avokati i Popullit i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë, që të marrë masa të menjëhershme për gjetjen e mundësive për shtrirjen masive, dhe kryerjen e testeve të qytetarëve për COVID-19, në përputhje me modelin e ofrimit të shërbimit shëndetësor në vend, për çdo shërbim...
Continue reading...Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu i drejtohet në shqip kryeminstrit malazez (VIDEO)
Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu i ka drejtuar pyetje Kryeministrit malazez, Markoviç, në lidhje me të drejtat e pakicave në këtë vend. Nimanbegu pyeti kryeministrin Markoviç nëse ishte i kënaqur me veprimet në aspekt të avancimit të të drejtave të popujve joshumicë në Malin e Zi, sidomos në fushën e mbrojtjes së identitetit kombëtar. Nënkryetari i Kuvendit përmendi disa pika me të cilat do të duhet të merret Qeveria e Malit të Zi në vitet e ardhshme, me të cilat ndjeshëm do të avancohen të drejtat e qytetarëve shqiptarë atje, kryesisht në përdorimin e gjuhës, arsimi...
Continue reading...Cakaj takon Grenell në Shtëpinë e Bardhë: S’ka marrëveshje të fshehtë për Kosovën
Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj pati një takim në Shtëpinë e Bardhë në Uashington me Richard Grenell, emisarin e SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi. Përmes një postimi në Facebook, Cakaj shkruan se në fokus të bisedimeve me Grenell ishte rëndësia për një marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë, si dhe nxites së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Cakaj nënvizoi faktin se nuk ka një marrëveshje të fshehtë për ndarjen e Kosovës. Postimi i plotë: ”Sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington patëm një takim të shkëlqyer me Ambasadorin Richard Grenell. Biseduam për rëndësinë e një marrëveshje...
Continue reading...




