Serbisë i infektohet kreu i Mbrojtjes, kontraversi i Vuçiçit

Njeriu me kontravers në qeverinë serbe, ministri i Mbrojtjes Vulin, është infektuar me koronavirus. Lajmi është publikuar zyrtarisht nga dikasteri i tij.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes serbe, Vulin po ndihet mirë dhe duke qenë se nuk ka simptoma infeksioni, ai është në izolim.

“Vulin vazhdon të kryejë detyrat e tij si ministër i Mbrojtjes në mënyrë të rregullt, duke iu përmbajtur të gjitha masave të përcaktuara gjatë izolimit”, thuhet në deklaratë.

Vulin u testua pasi pati një kontakt me Sekretarin të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili doli pozitiv me COVID-19.

Serbia është dalluar në rajon për faktin se Corona hyri deri në dikastere, ku Ministria e Brendshme u bë vatër që në javët e karantinës.

Aty, 6 oficerë policie humbën jetën.