Temperaturat e larta: Shtetasit kosovarë dynden drejt plazheve shqiptare, fluks automjetesh në rrugë

Me rritjen e temperaturave dhe me ngrohjen e kohës qytetarët kosovarë kanë filluar të vijnë në Shqipëri për të kaluar një fundjavë të këndshme në plazh.

Në superstradën Milot-Lezhë mëngjesin e sotëm ka patur fluks automjetesh me shtetas nga Kosova të cilët ishin drejtuar drejt plazhit të Shëngjinit.

Ata kanë mbërritur në Shqipëri për të kaluar një fundjavë në plazh ndërsa kjo ka shkaktuar fluks në trafik duke bllokuar me raste qarkullimin.

Kufijtë e Shqipërisë janë të hapura dhe për të herë të parë në vendin tonë nuk ka pengesa që vijnë për shkak të koronavirusit.