“Rama fut Shqipërinë në izolim”, ish-deputeti i PD del me paralajmërimin e fortë: E pa tolerueshme dhe e pafalshme

Ish-deputeti i PD Tritan Shehu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për rritjen e shifrave të të prekurve me COVID-19 në vendin tonë, çka bëri që BE të mbajë të mbyllura kufijtë me Shqipërinë edhe pas 1 korrikut.

Shehu e ka krahasuar situatën aktuale me izolimin e dikurshëm gjatë kohës së komunizmit. Më tej ai shton se Shqipëria është vendosur nga OBSH në “listën e zezë”, duke qenë mbrapa edhe shumë vendeve afrikane dhe kjo sipas Shehut do të ketë pasojë të mëdha sociale dhe ekonomike.

Postimi i plotë:

“Rama fut Shqiperine ne izolim, si ne komunizem! Fatkeqesisht jemi perseri te izoluar, te mbyllur, por kete here jo nga telat me gjemba te komunizmit tone, por te bllokimit qe BE etj i vendosen levizjes se qytetareve tane, si pasoje e keq menaxhimit te Covid 19 tek ne. Shqiperia eshte vendosur edhe nga OBSh ne “listen e zeze”, duke qene mbrapa shume vendeve afrikane.

Dje BE deklaroi se heq pengesat per levizjen e qytetareve edhe nga shume vende te tjera si: Serbia, Algjeria, Georgia, Maroku, Ruanda, Tunisia… e deri te edhe Kina. Ndersa Shqiperia mbahet ne “karantine”, shqiptaret nuk mund te udhetojne, ne jemi te bllokuar si dikur, me konseguenca te medha ekonomike e sociale kjo.

Ne fakt ndodhi ajo qe pritej, ajo qe e kishim paralajmeruar prej muajsh.Ne sot jo vetem jemi te mbushur me Covid, jo vetem kemi nje sistem shendetesor ne gjendje shume te veshtire, jo vetem rrezikohet rende shendeti i qytetareve e ekonomia, jo vetem vazhdojme ne amulli te plote ne kete perpjekje, por jemi kthyer disa dekada mbrapa edhe ndaj te drejtave tona. E pa tolerueshme dhe e pa faleshme kjo, nje popull i tere nuk mund te pranoje te vuaje pasojat e nje keq qeverisje te tille, nuk mund te lejoje t’i mohohen te drejtat themelore te tij prej saj.” ka shkruar ai.