Në jahtin luksoz 15 milionësh, Ronaldo dhe Georgina shijojnë pushimet (FOTO)

Covid-19 nuk e ka penguar çiftin e famshëm Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez të shfrytëzojnë motin perfekt në Itali. Futbollisti portugez dhe modelja 26 vjeçare kanë shijuar rrezet e diellit në një jaht luksoz me një vlerë prej 15 milionë paund. Vetë Georgina ka publikuar një foto në Instagram me yllin e Juventusit, ku dukeshin më të lumtur e të dashuruar se kurrë. Sipas “Tuttosport”, jahti i tyre qëndroi në Viareggio, e më pas dyshja u zhvendos për të pushuar në një hotel në Forte dei Marmi. Pak ditë më parë, Rodriguez ndau disa foto në rrjetin social duke u...