ejona

Gjenerali turk: 48 orë Greqisë të tërheqë ushtrinë nga ishujt, ndryshe i marrim me luftë

Gjenerali turk në pension Deniz Kutluk i kërkon qeverisë së Presidentit Erdogan të lëshojë një “ultimatum” për Greqinë për tërheqjen e menjëhershme nga ishujt e Egjeut ose në të kundërt të ndërhyhet ushtarakisht. “Turqia duhet të thotë se “Greqia brenda 48 orësh të tërhiqet ose përndryshe ne e kemi këtë fuqi për t’i marrë një nga një”, tha ai në mënyrë provokuese. Admirali në pension akuzoi Greqinë, se ajo kërkon të ndërhyjë në zonat detare që i përkasin Turqisë, por e paralajmëroi se nëse reagon mund ta pësojë. “Greqia duke thënë se “Shtetet e Bashkuara më mbështetën, ne e zgjidhëm...

Continue reading...

Dritan Abazoviç: Mali i Zi, nuk është Sparta serbe dhe as Shqipëria e madhe

Kreu i koalicionit “Bardh e Zi”, Dritan Abazović, ka dalë në një konferencë imediate për shtyp duke dënuar tensionet mes përkrahësve të Gjukanoviç dhe koalicionit fitues në Mal te Zi. Ai tha se do të kishte kohë për të festuar, për t’u ulur në shtëpi dhe se konfliktet do t’i shkonin për shtat vetëm qeverisë në largim. Më tej Dritan Abazović ka shtuar se nuk kishte kompromise me interesat kombëtare të Malit të Zi. “Mali i Zi nuk do të bëhet as Sparta Serbe as Shqipëria e Madhe,” tha ai. Kreu i koalicionit “Bardh e Zi”, ka shtuar se njerëzit...

Continue reading...

Erdogan ‘selam’ Greqisë: Do të shihni se ç’ju gjen

Turqia nuk do të tolerojë veprime të paligjshme në rajonet e Egjeut dhe Mesdheut, deklaroi presidenti Rexhep Taip Erdogan. Duke folur pas një vizite në provincën Giresun të Detit të Zi, Erdogan e bëri të qartë se Turqia nuk do të lejojë “piraterinë ose banditizmin” në këto dete, duke iu referuar lëvizjeve të fundit nga Greqia që përshkallëzuan më tej tensionet e ndezura mes dy vendeve mbi kufijtë e tyre detarë, përcjell Bota Sot . “Askush nuk mund ta kufizojë Turqinë, e cila ka vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe. Ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat detare...

Continue reading...

Udhëkryqi malazez, Azem Vllasi: Ky është mesazhi im për Dritan Abazoviçin

Azem Vllasi, një ish-politikan jugosllav, një person pa të cilin nuk mund të shkruhet historia jo vetëm e Kosovës por edhe e ish-Jugosllavisë, një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Sllobodan Millosheviçit, por edhe ndër viktimat e tij të para, dhe një simbol i rezistencës ndaj sulmeve të Serbisë ndaj Kosovës, tha për median boshnjake, se ai i dërgoi një mesazh politikanit të ri shqiptar, Dritan Abazoviç, njeriu i parë i lëvizjes qytetare URA (lista “Bardh e Zi”), i cili ishte vendimtar për qeverisjen e Malit të Zi pas zgjedhjeve. Në ndërkohë, u mbajt një takim midis liderëve të koalicioneve,...

Continue reading...

Këto janë katër qytetet më të mira për të huajt në Zvicër

Dy qytetet më të mëdha të Zvicrës (Cyrihu dhe Gjeneva) janë qendrat tradicionale të mërgimtarëve dhe gjithashtu më të shtrenjtat. Por ka edhe qytete të tjera zvicerane me shumë për të ofruar bashkësinë ndërkombëtare Informacioni për të katër qytetet do të jetë i rëndësishëm për shtetasit e huaj. Mbani në mend edhe pse disa statistika datojnë që nga viti 2018 ose 2019, por janë më të fundit të botuara. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në lidhje me shifrat e punësimit, pasi papunësia është rritur gjatë pandemisë Covid-19, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch. Bazel Një nga avantazhet e këtij qyteti historik...

Continue reading...

Franca e Gjermania mesazh Erdoganit: Do mbrojmë sovranitetin e Greqisë, ke shkelur territorin e BE-së

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian dhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhanë deklarata në kryeqytetin e Francës, Paris, për ambasadorët francezë që janë me detyrë në Europë. Le Drian ka mbrojtur idenë e tij se “Turqia në Mesdheun Lindor ka shkelur ujërat territoriale të vendit të BE-së dhe se kjo është e papranueshme”. Ai pretendon se do të jetë gabim që siguria e tyre të lihet në dorën e aktorëve të tjerë. “BE-ja është e gatshme për dialog. Nëse do të ishte e nevojshme që ta dënonte në mënyrë të ashpër dhe të vendoste sanksione ndaj (Turqisë)...

Continue reading...

Dritan Abazoviç: Ulqinit nuk i nevojitet përmendore e Skënderbeut, nëna dhe babai i tij kanë qenë serbë (VIDEO)

Në një intervistë për mediumet malazeze, shqiptari Dritan Abazoviç i cili me katër deputetët e fituar me partinë URA është bë vendimtar për formimin e qeverisë malazeze, ka vlerësuar se Ulqinit nuk i nevojitet përmendore e Skënderbeut. Abazoviç në këtë intervistë thotë se Skenderbeu është figurë “militare”, duke insistuar se në Ulqin nevojiten figura paqësore. Abazoviç poashtu shpreh mendimin se prindërit e Skënderbeut nuk kanë qenë shqiptarë, por serbë. Intervistën e tij në gjuhën serbe mund ta përcillni tek videoja e në vazhdim. /InfoShqip.com Video: 

Continue reading...

Mali i Zi, arrihet marrëveshje për koalicion qeverisës

Tre koalicionet opozitare në Mal të Zi, “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë”, dhe “E zeza në të bardhë” arritën marrëveshje për koalicion qeverisës. Ndonëse para zgjedhjeve kishin orientim anti-NATO dhe pro-serb e pro-rus, në marrëveshjen e koalicionit qeverisës theksohet se Qeveria e re do t’i zbatojë obligimet ndërkombëtare dhe do t’i realizojë reformat për anëtarësim sa më të shpejtë të Malit të Zi në BE. Thuhet poashtu se Qeveria e re do të përbëhet nga ekspertë dhe e njëjta do të respektojë legjislativën e vendit, por duke rishqyrtuar ligjet diskriminuese, përfshirë Ligjin për Liritë fetare....

Continue reading...

Analiza e profesorit grek: Çfarë fshihet pas zgjerimit me 12 milje në detin Jon

Tensionet me Turqisë dhe Greqisë janë më të nxehta se kurrë. Naga ana tjetër kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi pak ditë më parë se Greqia do të zgjerohet deri në 12 milje në detin Jon, duke gjallur të tjera debate. Lidhur me këto zhvillime profesori grek i të Drejtës Ndërkombëtare, Dimitris Keridis ka bërë një analizë. Në analizën e publikuar në gazetën greke“Kathimerini”, Keridis flet për një epokë të re në politikën e jashtme të Greqisë. Duke iu referuar marrëveshjeve të arritura me Italinë dhe Egjiptin, por edhe pas deklaratës për shtrirje me 12 milje në detin Jon, profesori grek...

Continue reading...

Erdogan kërcënon Macronin: Qytetarët francezë do të paguajnë koston

Thirrjes për dialog, presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, i është përgjigjur me një paralajmërim. Kreu i shtetit tha se Greqia dhe Franca duhet të paguajnë koston e liderëve të tyre të paaftë dhe ambiciozë. “A do ta pranojë populli grek atë që do t’i ndodhë për shkak të sunduesve të tyre ambiciozë dhe të paaftë? A janë të vetëdijshëm qytetarët franceze për çmimin që do të paguajnë vetëm nga pushtetarët e paaftë dhe ambiciozë? Tani ne u bëjmë thirrje armiqve tanë që të vijnë me një zë më të fortë, me besim më të qëndrueshëm dhe siguri. Çdokush që do...

Continue reading...