ejona

Javën tjetër diskutohet hapja pa kushte e kufijve në Ballkan

Javën e ardhshme do të diskutohet për hapjen eventuale të kufijve të Maqedonisë së Veriut me shtetet e rajonit pa kushte. Vendet e Ballkanit Perëndimorë si dhe Greqia e Bullgaria do të rilidhen sërish “on-line” për tu koordinuar për lëvizjen e qytetarëve, por edhe për situatën me Pandeminë. Zv/ministri i Shëndetësisë Armend Arsllani tha se me vendet e rajonit janë marrë vesh të hartojnë një dokument për protokoll të ndërsjellë për kufijtë. “Grupet punuese janë në aktivitetet e tyre të përditshme, kemi shkëmbim të informacioneve gjatë gjithë periudhës dhe tani ne presim një hap tjetër, në të cilën do të...

Continue reading...

“Serbia e Madhe” është ringjallur, paralajmërimi i Gjukanoviçit: Po përgatitet projekti i Beogradit

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç deklaron se projekti “Serbia e Madhe” është ringjallur. Në një intervistë të dhënë për televizionin austriak ORF, ai u shpreh se ky projekt synon që Serbia të sigurojë një farë kompensimi për humbjen e Kosovës. “Ai aspiron të sigurojë disa kompensime për Serbinë për humbjen e Kosovës dhe natyrisht Mali i Zi është objektivi i parë i dëshiruar i nacionalizmit të Serbisë së Madhe. Unë mendoj se të gjithë e lexojmë po aq mirë, askush nuk është i painformuar. Ballkani perëndimor ka mbetur pa vëmendjen e nevojshme, ne e kemi përsëritur disa herë...

Continue reading...

JO! JO! JO! Tre kushtet e Dritan Avazoviç-it ndaj partive pro-serbe për të qeverisur

Lideri i URA, shqiptari Dritan Abazoviç i bëri të qartë kushtet e tij ndaj partive pro serbe, me të cilat ka një deklaratë të përbashkët për të qeverisur në Malin e Zi pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. 4 deputetët e Abazoviiçit janë vendimtar për përcaktimin e maxhorancës në parlamentin e Malit të Zi duke e bërë atë një “kingmaker” të vërtetë në politikën vendase, përcjell abcnews.al. Në një intervistë për “Al Jazeera”, Abazoviç theksoi se nuk do të lejonte që Mali i Zi të ëtrhiqej nga NATO apo perspektiva europiane si, nuk do të ndryshohej flamuri si edhe himni kombëtar....

Continue reading...

“Mijera ton” diplomaci, “përbindëshi” francez që Macron e dërgoi kundër Erdoganit në Mesdhe

Anije e flotës franceze, aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ndodhej në portin e Toulon natën e kaluar, ndërsa sipas informacioneve, zona e saj e eksplorimit do të jetë pjesa perëndimore e Kretës, pranë Libisë, një pikë ku ka interesa jetike për Francën. Por flota franceze nuk është vetëm, pasi ka një ekip beteje rreth saj, shkruan abcnews.al. Por cili është potenciali që ka Charles De Gaulle? I një interesi të veçantë është fakti se ndoshta për herë të parë, që nga koha e testimeve të pranimit, kur hynë për herë të parë në shërbim, aeroplanmbajtësja po tregon fuqinë e plotë, e...

Continue reading...

“Siç erdhën do të ikin”: Ministri turk i Mbrojtjes i hipën avionit, kërcënon Francën dhe Greqinë

Ministri turk i Mbrojtës Hulusi Akar dha një mesazh të fortë sot në ditën e nisjes së stërvitjes rutinë të forcave ajrore. Siç raporton “Hurriyet“, Akar hipi në njërin prej avionëve F-16 që ka flota ajrore turke duke dhënë një mesazh force, ndërsa në zbritje tha se askush nuk do të lejohet të bëjë të fortin në Egje, shkruan abcnews.al. “Ata që vijnë nga mijëra kilometra larg këtu për t’u dukur sikur duan të vendosin paqen, ndërkohë që bëjnë të fortin nuk do të kenë asnjë shans. Siç erdhën ashtu edhe do të ikin”, tha ai. Turqia dhe Greqia janë...

Continue reading...

Franca mbron Greqinë, Rusia radhitet krah Turqisë në Egje: Gati armët

Tensioni ka arritur kulmin në Egjeun Lindor, zonë në të cilën aktualisht ndodhen flotat e një numri të madh shtetesh, përfshirë Francën dhe Rusinë. Ndërkohë që aeroplanmbajtësja franceze “Charles de Gaulle” ndodhet në Egjeun Lindor, si një përgjigje ndaj kërcënimeve të Turqisë ndaj Greqisë, një tjetër shtet i fuqishëm duket se është futur në lojë, shkruan abcnews.al. Siç raporton “Protothema”, bëhet fjalë për Rusinë, flota e të cilës i është bashkuar asaj turke duke njoftuar kryerjen e një stërvitjeje të përbashkët, me zjarr të vërtetë në dy zona të rendësishme të Egjeut Lindor. Njëra prej zonave është pikërisht territori ku...

Continue reading...

Dritan Abazoviq: Njohja e Kosovës nga Mali i Zi e mbyllur, e kundërshtoj nëse vjen në rend dite

Politikani me prejardhje shqiptare, Dritan Abazoviq, bartës i listës i koalicionit “E zeza mbi të bardhën” ka deklaruar se do të jetë kundër, nëse në rend dite të qeverisë së ardhshme malazeze vihet tërheqja e njohjes së Kosovës. Në një intervistë për gazetën serbe “Kurir”, të cilën e kanë transmetuar disa prej medieve kryesore në Serbi, Abazoviq ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia në të ardhmen të arrijnë marrëveshje. “Natyrisht se do të jemi kundër dhe mendoj se kjo pyetje as që do të vihet në rend dite, pasi që është çështje e e kryer, nuk duhet kthyer...

Continue reading...

Dritan Abazoviq u përgjigjet atyre që në Mal të Zi dhe Serbi e quajnë “çetniku shqiptar”

Kryetari i koalicionit “E zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviq, ka thënë se synimi i tyre është një qeveri e përbërë nga ekspertë, ku do të përfaqësohen nga njerëz profesionistë e dinjitozë. Në një intervistë ai foli edhe për faktin se në Mal të Zi e quajnë “çetnik shqiptar”. Abazoviq ka thënë se ndihet mirë si kur e sulmojnë, ashtu edhe kur e vlerësojnë. “Ndihem gjithmonë mirë, si kur më vlerësojnë, ashtu edhe kur më sulmojnë. “Cetniku Shqiptar” është bërë sinonim i luftës kundër korrupsionit dhe unë jam i lumtur që shumë njerëz Malazezë dhe Serbë tani kanë filluar të...

Continue reading...

Eksperti gjerman: Kaosi në Prishtinë s’ka qenë kurrë më i madh, ja çka do të ndodhë në SHBA

Bodo Weber, eksperti gjerman për Ballkanin dhe një bashkëpunëtor i Këshillit për Politikën e Demokratizimit në Berlin, tha se në administratën Trump nuk mund të përjashtohet plotësisht ndonjë befasi. Ai thotë se sinqerisht dyshon se në tavolinën në Washington këtë javë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të gjendet ndonjë marrëveshje politike e lëre ndonjë marrëveshje finale. “Z. Grenell nuk ka kontribuar në arritjen e një marrëveshje përfundimtare në vitin e fundit, por krejt e kundërta – ai minoi përpjekjet e Bashkimit Evropian për të rivendosur negociatat mbi një marrëveshje gjithëpërfshirëse, dhe meqenëse angazhimi i administratës amerikane synon më pak në...

Continue reading...

Ideologu i Serbisë së Madhe: Çdo të ndodhte nëse Dritan Abazoviç do vinte këto ditë në Beograd

Ideologu i Serbisë së Madhe, akademik atija Beçkoviç, tha se opozita demokratike e bashkuar malazeze ka një përgjegjësi historike të jetë e denjë pas fitores në zgjedhje dhe të “kthejë Malin e Zi nga rruga anësore në të cilën ishte mbërthyer”. Ai bëri një deklaratë shumë domethënëse për Dritan Abazoviçin, politikanin e ri me origjinë shqiptare, i cili është shndërruar në figurën simbol të zgjedhjeve malazeze, pasi me katër mandatet e tij po u lëshon udhën drejt pushtetit forcave pro-serbe. Ai shtoi se nëse Dritan Abazoviç, udhëheqësi i koalicionit URA, mbërrinte nesër në Beograd, “të rinjtë serbë do ta mbanin...

Continue reading...