Erdogan kërcënon Macronin: Qytetarët francezë do të paguajnë koston

Thirrjes për dialog, presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, i është përgjigjur me një paralajmërim. Kreu i shtetit tha se Greqia dhe Franca duhet të paguajnë koston e liderëve të tyre të paaftë dhe ambiciozë.

“A do ta pranojë populli grek atë që do t’i ndodhë për shkak të sunduesve të tyre ambiciozë dhe të paaftë? A janë të vetëdijshëm qytetarët franceze për çmimin që do të paguajnë vetëm nga pushtetarët e paaftë dhe ambiciozë?

Tani ne u bëjmë thirrje armiqve tanë që të vijnë me një zë më të fortë, me besim më të qëndrueshëm dhe siguri. Çdokush që do të përballet me ne në tokë, det apo ajër, ka parë përkushtimin tonë për të ruajtur legjitimitetin e Turqisë ashtu edhe interesat e saj, mundësitë dhe të drejtat që burojnë nga ligjet ndërkombëtare. Ata që nuk e shohin këtë,do të përballen me këtë realitet në fushë, në tavolinë dhe në platformat ndërkombëtare”