ejona

Shqiptari Abazoviç bën zgjedhjen e tij, kjo do të jetë Qeveria e re në Mal të Zi

Sot u mbajt një takim i liderëve të koalicionit, “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zezë dhe e bardhë”, Zdravko Krivokapic, Aleksa Becic dhe Dritan Abazovic, i cili do të formojë Qeverinë e ardhshme të Malit të Zi. Parimi i parë që është rënë dakord është që qeveria e re, demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare. Së dyti, që qeveria e re demokratike do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Së...

Continue reading...

Çfarë po ndodh midis dy aleatëve të NATO-s, dhe si qëndrojnë tensionet Greqi-Turqi?

Dy aleatët e NATO-s, Greqia dhe Turqia tashmë po përballen me një krizë të re dhe të rrezikshme. Në këtë ‘lojë të froneve’, vetëm Gjermania duket se mund t’ia mundësojë kthimin në normalitet të dyja palëve. Në thelb, burimet natyrore janë shpesh pothuajse motivet që fillojnë grindjet e rrezikshme midis shteteve në botë, e në këtë rast janë depozitat e pasura të gazit, të zbuluara gjatë dekadës së kaluar në Mesdheun lindor, shkruan New York Times Greqia pretendon se ishujt e saj të shumtë në atë rajon, i japin asaj të drejta për të eksploruar në ujërat përreth zonës, një...

Continue reading...

A duhet t’u mbyllet dera turistëve nga Kosova, përgjigjet Pipero

Me fillim e sezonit turistik është ndezur dhe debati a duhet të presim tristë nga jashtë, ku këtu theksi bie te qytetarët e Kosovës. Teksa numri i infeksioneve ditore po pëson rritje, si në Shqipëri ashtu dhe në Kkosovë mjeku i njohur Pëllumb Pipero shprehet se kufizimet nuk janë të nevojshme për sa kohë që njerëzit ndërgjegjësohen dhe zbatojnë rregullat e thjeshta të vendosjes së maskës, distancimit dhe higjienës. “E gjithë bota është në një varkë të madhe. Të gjithë na ka në dorë maska kudo që jemi. Të gjithë kanë të njëjtat rregulla. Nëse i respektojmë këto masa nuk...

Continue reading...

Avioni u thye në dy pjesë pas përplasjes, të paktën 20 viktima

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pasi një avion i Air India Express me 191 persona në bord ka dalë nga pista në një aeroport në shtetin jugor të Keralas në Indi. Autoriteti i aviacionit të Indisë është shprehur se përgjatë kthimit nga Dubai, avioni ka dale jashtë pistës në aeroportin e Kalikut pas uljes dhe është thyer në dy pjesë. Sipas raportimit të mediave te huaja, mes viktimave janë edhe dy pilotët. Po ashtu raportohet për mbi 130 te plagosur, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Sipas raportimit të autoriteteve vendase, në bordin e avionit Boeing...

Continue reading...

Mali i Zi me vendim të ri për hyrjet e qytetarëve të vendeve tjera

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë në listën “e verdhë” të rrezikshmërisë nga pandemia e koronavirusit. Qytetarëve të këtyre vendeve, për të hyrë në Mal të Zi, u kërkohet testi për COVID-19 sipas metodës PCR dhe ai serologjik – Elisa ose ECLIA , jo më i vjetër se 72 orë. Testi virologjik, me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus. Sipas një njoftimi të qeverisë malazeze, lejohet hyrja – pa test – për qytetarët nga Rusia,...

Continue reading...

Ky është rusi i “bombës” në Bejrut: Si i la 2,750 tonë nitrat amoniumi në portin libanez

Igor Grechushkin, një qytetar rus që dyshohet se po banon në Limassol, Qipro, është pronari i një anijeje fatkeqe që mbante një ngarkesë të rrezikshme që, shtatë vjet më vonë, shpërtheu dhe shkaktoi shkatërrim të paimagjinueshëm në Bejrut. Bëhet fjalë për 2,750 tonë nitrat amoniumi, një përbërës kimik që normalisht përdoret si pleh, por në situata të caktuara ai mund të përdoret gjithashtu si një eksploziv – ose shkakton pa dashje një shpërthim, siç ndodhi për fat të keq në portin e Bejrutit. Përkatësisht, plehu u ruajt në hangar në port nga 2014 deri sot, pa masa sigurie që do...

Continue reading...

Zyrtarisht fillojnë bisedimet Zaev-Ahmeti, Bujar Osmani: U bisedua për rikthim të mirëbesimit të humbur gjatë fushatës

Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja e Zoran Zaevit pohon se e ka siguruar shumicën e nevojshme për formim të qeverisë. “Kjo do të konfirmohet ditëve në vijim kur do të merret mandati nga Presidenti Stevo Pendarovski dhe kur do të vijë akti i votimit në Parlament” thonë nga Lidhja Socialdemokrate. Por me kë e ka arritur LSDM shumicën prej 61 deputetëve, me Bashkimin Demokratik apo koalicionin Aleanca për Shqiptarët-Alternativa? Burimet e brendshme të TV21 nga LSDM thonë se shumicën e kanë edhe pa Bashkimin Demorkatik për Integrim, megjithatë, siç sqaron i njëjti burim, Zaev dëshiron që shumica të jetë...

Continue reading...

SHBA heq kufizimet mbi fluturimet në rang botëror, bllokon 30 shtete! Çfarë u vendos për Shqipërinë?

Departamenti Amerikan i Shtetit hoqi të enjten udhëzimet e lëshuara për të “mos udhëtuar” në rang botëror, masë kjo që u mor në muajin mars me anë të së cilës u rekomandohej qytetarëve amerikanë të shmangnin udhëtimet ndërkombëtare për shkak të pandemisë së koronavirusit. SHBA lëshoi paralajmërime individuale të nivelit të lartë për rreth 30 vende. “Me përmirësimin e kushteve të shëndetit dhe sigurisë në disa vende dhe përkeqësimin potencialisht në disa të tjera, Departamenti po kthehet tek sistemi i mëparshëm tek këshillat e udhëtimit për vende specifike”, thuhej në deklaratë, raporton VOA. Aksionet e kompanive amerikane u rritën pas...

Continue reading...

Inxhinieri shqiptar tregon çka është nitrati i amoniumit që shkaktoi shpërthimin në Bejrut

Inxhinieri i teknologjisë, Izer Salihu, i cili punon si inspektor i preventivës ndaj zjarrit në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave për Komunën e Vitisë, ka dhënë shpjegime për nitratin e amoniumit, për rrezikshmërinë që paraqet ai dhe vetitë e ndezjes dhe vetëndezjes nga prania edhe e një sasie krejt të vogël të lagështisë. Salihu ka shpjeguar se nitrati i amoniumit është substancë e bardhë kristalore, tretet lehtë në ujë duke pranuar energji, me nxehje zbërthehet në suboksid azoti, azot, ujë dhe oksigjen. “Një nga vetitë më të papërshtatshme të kësaj substance për deponim është vetija e ndezjes dhe vetëndezjes edhe...

Continue reading...

Diaspora thyen rekorde, për 6 muaj dërgoi mbi 430 milionë në Kosovë

Pavarësisht pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës e ka thyer rekordin e dërgesave të parave në vendin tonë. Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për gjashtë muajt e parë të vitit 2020, mërgata ka dërguar 27.8 milionë euro më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar, shkruan Telegrafi. Të dhënat tregojnë se më së shumti u sollën në muajin maj 2020, në vlerë prej 104 milionë euro. Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, pjesa më e madhe janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.

Continue reading...