Banorët në Izmir kanë dalë nga ndërtesat të panikosur për shkak të tronditjes së fortë që shkaktoi tërmeti që goditi detin Egje mesditën e sotme. Ata janë përqafuar me të afërmit e tyre të përlotur. Ministrja e Mbrojtjes ka deklaruar se është ngritur grupi për përballimin e krizës. Në zonën e Izmirit kanë shkuar tre avionë që kanë çuar mallra dhe ekipe që do të ndihmojnë për nxjerrjen e atyre që kanë mbetur të bllokuar nga ndërtesa. Deri më tani raportohet për të paktën 4 viktima dhe 120 të plagosur të cilët janë nxjerrë nga ndërtesat.
Continue reading...“Po bie tërmet, po bie tërmet, o Zot”: I riu në Izmir filmon gjithçka teksa luante online (VIDEO)
Izmiri është dëmtuar rëndë nga tërmeti që ra pak pas mesditës së sotme, i cili pati një magnitudë 6.6 të shkallës Rihter. Një numër i madh pallatesh janë shkatërruar dhe dyshohet se brenda ka patur banorë. Ndërkohë, një i ri ka qenë duke luajtur online teksa ra tërmeti dhe është filmuar gjithçka. Duket se tërmeti ka qenë mjaft i fuqishëm pasi ndërtesa shkundet e gjithë, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i familjarëve të tij. Më herët, presidenti i Turqise Rexhep Tayyib Erdogan reagoi duke theksuar se qeveria do t’i qendrojë pranë të gjithë qytetarëve të prekur. “Kemi filluar menjëherë punën...
Continue reading...Albright e quan dështim qasjen e Trumpit ndaj Kosovës: Jemi miq të vërtetë të shqiptarëve
Ish-sekretarja e shtetit amerikan në kohën e presidentit Bill Klinton, Madeleine Albright, ka folur për qasjen e administratës Trump gjatë këtyre viteve ndaj Kosovës. Albright ka deklaruar se kampanja e udhëhequr nga Clinton gjatë viteve 1998-99, ka qenë e suksesshme ku solli paqe demokratike dhe bashkoi botën. Ajo kritikoi qasjen e presidentit aktual të Amerikës, Donald Trump, ndaj Kosovës dhe Serbisë, madje e quajti si qasje të dështuar që katër vite. Tutje, Albright tha se demokracia në Kosovë mbetet një test për amerikanët, ku thotë se janë miq të vërtetë të shqiptarëve. “Më 1998-1999 qëllimi ishte për ta bashkuar botën...
Continue reading...Perëndimi rrezikon ta humbë Turqinë, paralajmërojnë zyrtarë amerikanë
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Turqinë të mos ndërmarrë hapa të tjerë për të aktivizuar systemin rus të mbrojtjes ajrore S-400, duke theksuar se do të ketë pasoja. Këto kërcënime ka gjasa ta shtyjnë më shumë Ankaranë drejt Moskës. Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë, të cilat janë ftohur vitet e fundit, pësuan një goditje të re këtë javë kur Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan konfirmoi se ushtria e tij kishte bërë prova me sistemin e ri të prodhimit rus. Njoftimi u pasua me kritika të forta nga zyrtarët amerikanë. Një zyrtar i lartë i shtetit tha të mërkurën se rreziku...
Continue reading...Dy njëherësh, Azerbajxhani i jep goditjen e fortë Armenisë
Ministria e Mbrojtjës së Azerbajxhanit ka njoftuar rrëzimin e dy avionëve armenë gjatë luftimeve të ditës së sotme në Nagorni Karabakh. Raportohet se bëhet fjalë për dy avionë Su-25m, rrethanat e rrëzimit të të cilëve nuk janë ende të qarta. Dy avionë armenë janë rrëzuar mesditën e sotme (me orën lokale) në rajoni e Qubadlit, të cilët kishin hyrë në territorin tonë me qëllim kryerjen e sulmeve ajrore”, raportoi ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, ndërsa nga pala armene nuk ka asnjë reagim deri më tani.
Continue reading...“Dilni armenë, ku jeni?”: Turqit mësyjnë lagjen në Lion, policia në alarm (VIDEO)
Më shumë se 150 turq dolën mbrëmë në rrugët e Lionit duke protestuar kundër qeverisë franceze, ndërkohë që hodhën slogane të forta ndaj armenëve. Grupi i madh i tyre, kryesisht djem të rinj, parakaluan rrugëve të qytetit me flamuj turq duke thirrur “Armëne dilni, ku jeni?”, ndërsa nuk munguan fyerjet me karakter rracor ndaj tyre. Policia e qytetit u vu në alarm duke u angazhuar për shmangien e përplasjeve mes tyre dhe armenëve, ndërsa protesta e turqve u ndoq hap pas hapi nga forcat e rendit. Ngjarja ndodhi pas akuzave të ndërsjellta mes presidentëve Erdogan dhe Macron në lidhje me...
Continue reading...Zaev: Nuk është e pranueshme të thuhet se gjuha dhe identiteti maqedonas burojnë nga bullgarët
Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se janë të papranueshme qëndrimet e Bullgarisë për gjuhën dhe identitetin maqedonas. “Nuk është e pranueshme”, u përgjigj Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit nëse është e mundur të pranohen pretendimet e Bullgarisë se gjuha dhe identiteti maqedonas burojnë nga bullgarët. “Është fakt se kemi histori të përbashkët, këtë e kemi edhe në libra. Për shekuj kemi pasur histori të përbashkët dhe kjo është një mundësi e mirë që ta shfrytëzojmë në të ardhmen”, tha Zaev. Ndërsa Presidenti Stevo Pendarovski në konferencën e përbashkët me Zaevin tha se deri tek ai nuk ka...
Continue reading...Betimi skandaloz i qeverisë së Bërnabiqit, minon përpjekjet për marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë
Sot në Bruksel pritet të vazhdojë dialogu në nivel teknik mes Kosovës e Serbisë. Por një ditë më parë, Ana Bernabiq në Serbi mori mandatin e ri të qeverisë. Kjo e fundit me anëtarët e saj të kabinetit gjatë betimit kishin një pjesë ku thuhej se me përgjegjësi dhe përkushtim do ta mbrojnë Kosovën e që u referoheshin me Kosova e Metohi. Ky betim ka ngjallur disa reagime në Prishtinë duke e cilësuar si nxitje për konflikt mes këtyre dy vendeve. Është zëvendëskryeministri Besnik Tahiri që deklaroi se është i papranueshëm ky tekst i betimit. Ai tha se është hipokrizi...
Continue reading...A mund të rrëzohet Qeveria Hoti? Gjykata Kushtetuese deklarohet rreth legjitimitetit të votës së Etem Arifit
Të mërkurën në medie është raportuar se Gjykata Kushtetuese së shpejti mund ta rrëzoj Qeverinë “Hoti” duke marrë vendim në favor të Lëvizjes Vetëvendosje për ankesën lidhur me kushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të deputetit Etem Arifi për Qeverinë “Hoti”. Por lidhur me këtë nga Gjykata Kushtetuese kanë thënë se ajo çfarë është raportuar dje nuk qëndron. “Raportimet e djeshme në media përkitazi me këtë rast janë të pasakta dhe nuk qëndrojnë”, thuhet në përgjigjen e gjykatës . Të pyetur se ku ka mbetur kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për antikushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të z. Arifi për...
Continue reading...S-400, tjetër sinjal amerikan për sanksione ndaj Turqisë: Cili është kundërargumenti i Erdoganit?
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA paralajmëroi se Turqia përballet me rrezikun e vendosjes së sanksioneve amerikane, që sipas tij janë bërë “shumë te vërteta” pasi Ankaraja testoi sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 të Rusisë. Zyrtari i Departamentit të Shtetit i ngarkuar me shitjen e armëve Clarke Cooper tha se Turqia “vazhdon të këmbëngulë në sistemin S-400”. Ai shton se “sanksionet janë një temë që diskutohet gjerësisht” pasi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi javën e kaluar se vendi i tij kishte testuar sistemin e mbrojtjes ajrore të Rusisë në 16 tetor, i cili Uashingtoni thotë...
Continue reading...




