Arjan Çani del me parashikimin e frikshëm për rezultatin e zgjedhjeve, zbulon lëvizjet e Ramës

Moderatori i njohur Arjan Çani ka qenë mbrëmjen e kaluar i fituar tek emisioni “Të Paekspozuarit” ku foli gjerë e gjatë për zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë debatit të tij, Çani tha se fushata e Ramës është një strategji e tij pasi ai nga ana tjetër po bën të pamundurën për të vjedhur votat.

Ai tha se do hidhen shuma të mëdha parash për vjedhur votat dhe gjithçka që Edi Rama po bën do ta ketë si alibi për 25 prillin.

Unë kam një mendim ndryshe që pavarësisht se si mundohet ta bëjë fushatën Rama, mendoj se gjithçka që bën e ka alibi për 25 prillin. Nuk do jetë fare fushata përcaktuese e fituesit. Zgjedhjet do fitohen në mënyra të tjera jo ditën e zgjedhjeve, shumë më përpara.

“E gjithë kjo duhet krijuar si alibi. Ai nuk është i sigurt me sondazhet dhe i intereson të krijojë një alibi sikur nuk është i qetë, të krijojë një “luftë reale”. Në një vend ku nuk ka asnjë sens komun të gjërave, siç ndodh në Kosovë ku nuk flitet për manipulim zgjedhjesh, këtu jetojmë në një vend qensh. Administratorët e këtij vendi janë një qenëri e paparë.

Zgjedhjet vidhen me shumë para, me shumë para dhe unë jam i bindur për këtë. Sepse kesh i niveleve të pa imagjinueshme do hidhen në këto zgjidhje. Sepse bëhet fjalë për mandatin e tretë dhe të katërt. Jam i bindur që zgjidhjet do të vidhen sepse nuk shoh asnjë indicje që shqiptarët duhet të jenë të mirë me zgjidhjet dhe duhet t’i bëjnë të lira”, tha Çani.