Avioni turk furnizon me karburant avionët luftarakë amerikanë gjatë fluturimit

Forcat Ajrore Turke furnizuan me karburant katër avionë luftarakë F-18 të Marinës Amerikane në kuadër të stërvitjes “Joint Protected Entry” në hapësirën ajrore ndërkombëtare, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

“Në kuadër të stërvitjes Joint Protected Entry, katër aeroplanë luftarakë F-18 të Marinës Amerikane u furnizuan me karburant nga Komanda jonë e Forcave Ajrore në hapësirën ajrore ndërkombëtare, duke kryer trajnime të ndërsjella“, tha ministria në një deklaratë në Twitter.

Në postimin e ministrisë është shpërndarë edhe videoja nga momenti i mbushjes me karburant.