Kontrolle të shtuara të policisë vërehen dy ditët e fundit në tërë teritorin e komunës së Sarajit, të cilat kanë të bëjnë me përcjelljen e situatës për sa i takon rrespektimit të masave anti-Covid. Në disa vendbanime siç janë hyrje daljet e teritorit të komunës, pastaj në Bukoviq, Sfillare e Gllumovë patrullat policore kryesisht ndalojnë veturat që qarkullojnë në orët e pasdites dhe mbrëmjes, i kontrollojnë rregullshmërinë e dokumentacionit dhe mbajtjen e maskës.
Continue reading...Shqipja rikthehet në “Përputhen”, por njofton më pas vendimin e papritur
Pak ditë më parë konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj u përjashtua nga produksioni për shkak të sjelljes së saj të papërshtatshme. Pas këtij vendimi Shqipja është kthyer në vëmendje të mediave e rrjeteve sociale. Moderatorja e programit, Bora Zemani bëri të ditur se produksioni i ka kërkuar Shqipes të kërkojë falje publike. Ndërkohë fansat e ish-konkurrentes kërkojnë me ngulm rikthimin e saj në emision. Vetë Shqipja reagoi për këtë përjashtim me një postim në Instastory ku kërcënonte se me drejtësinë e saj do fundosë shumë veta. Ndërsa sot ajo në një postim në Instastory ngre pyetjen: “Thua do vij a...
Continue reading...U be me djale me Eduartin, por ja ku ndodhet ish burri i Arbana Osmanit qe fshihet nga mediat
Moderatorja e njohur Arbana Osmani është treguar gjithnjë diskrete për jetën privatedhe ish-bashkëshortit të saj Arditit. Per kete te fundit ne të gjithe dimë shumë pak. Arbana është nënë e një djali të quajtur Joni. Babai i Jonit edhe pse pas 16 vitesh martesë me moderatoren ka qëndruar gjithnjë larg kamerave. Ai quhet Ardit dhe është financier me profesion. Sipas asaj që thonë miqtë e moderatores, Arditi është 8 vite më i madh se Arbana dhe se pas ndarjes jo miqësore e la Shqipërinë për t’ju drejtuar Amerikës. Lidhja e Arbana Osmanit me Eduartin, regjisorin e programit të saj u...
Continue reading...Gjermania merr vendimin më të fundit, duke nisur nga kjo ditë i gjithë shteti rifutet në karantinë
Pas Francës dhe Spanjës dhe Gjermania vendos për të rifutur vendin në karantinë. Vendimi është marrë pak minuta më parë gjatë mbledhjes së kancelares Angela Merkel me drejtuesit e 16 landeve. Karantina do të nisë të hënën, më 2 nëntor.Kjo vjen pas shtimit të rasteve me Covid-19 dhe humbjeve të jetës. Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14.964 raste të reja me coronavirus, që është numri më i madh në baza ditore që nga fillimi i epidemisë, ka njoftuar Instituti Robert Koh. Sipas përllogaritjeve, kostoja për një muaj bllokim varion nga 7 deri në 10 miliardë euro.
Continue reading...Trazirat nga karikaturat e Profetit: Pakistani kërkon tërheqjen e ambasadorit nga Franca
Parlamenti i Pakistanit të hënën miratoi një rezolutë që i kërkon qeverisë të tërheqë të dërguarin e saj nga Parisi, pas botimit të karikaturave të Profetit Muhamed në Francë, duke akuzuar Presidentin Emmanuel Macron për “urrejtje” kundër myslimanëve. Rezoluta e Asamblesë Kombëtare, e cila është jo-detyruese, erdhi disa orë pasi ambasadori Francez në Islamabad u thirr në zyrën e jashtme për Pakistanin për të regjistruar protestën e tij. Zhvillimet ishin shprehja e fundit e zemërimit në botën myslimane mbi Francën duke shfaqur imazhe të Profetit Muhamed që muslimanët i konsiderojnë blasfemi. Rezoluta shprehu “shqetësim serioz për deklaratat shumë shqetësuese dhe...
Continue reading...Pendohet Sali Berisha: Ky është gabimi më i rëndë që kam bërë në të gjithë karrierën politike
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar gabimin më të rëndë që ka bërë në karrierën e tij politike. Berisha tha se gabimi më i madh i tij lejimi i firmave piramidale. Ai theksoi në emisionin “Hard Talk” se duheshin bërë përpjekje shumë më të mëdha për t’i bllokuar me një ligj të veçantë. “Një gabim tragjik, një gabim të rëndë, ishte lejimi nga ana e qeverisë dhe e Partisë Demokratike dhe e Presidentit të asaj kohë të firmave piramidale. Ndonëse, i rikujtoj shqiptarët se ne i paditëm ata në gjykatë dhe ata fituan gjyqin me pretekstin se fajdet janë të parashikuara...
Continue reading...Jo vetëm Greqia, anija turke i drejtohet një tjetër shteti në Mesdhe
Anija e kërkimit për hidrokarbure “Oruç Reis” gjendet të Egjeun Lindor duke lundruar mes ujërave greke dhe atyre ndërkombëtare. Sëfundmi, “Oruç Reis” bashkë me anijet që e shoqërojnë kanë lundruar në drejtim të jug-lindjes në drejtim të Egjiptit në një kurs të padeklaruar duke rritur edhe më tepër tensionet në rajon. Turqia dhe Egjiptit janë në marrëdhënie të ngrira që prej vitit 2014, kur në pushtet erdhi Al Sisi duke rrëzuar islamistët e “Vëllazërisë Muslimane” që mbështeteshin nga Erdogani. Mediat greke raportojnë se marina e tyre është bërë gati që të “ndërmarrë çdo masë të nevojshme nëse anijet turke futen...
Continue reading...Propozimi i ri, korsi vetëm për femrat në autostrada
Kompania e sigurimeve britanike “Sheila’s Wheels” ka bërë një propozim interesant duke kërkuar korsi të veçanta në autostrada vetëm për shoferet femra dhe madje ato të jenë me ngjyrën rozë. Ndoshta kjo mund t’iu duket diçka gazmore, por në fakt është një propozim konkret i një prej kompanive më të mëdha të sigurimeve në Angli. Ky propozim ka ardhur pas verifikmeve të cilat “Sheila’s Wheels” ka bërë dhe ku rezulton se janë meshkujt ata që përfshihen më shpesh në aksi*dente, por nga ana tjetër janë femrat ato që vuajnë më shpesh dëm*time serioze. Për disa kjo lëvizje mund të konsiderohet...
Continue reading...SHBA-të i shesin armë ‘armikut’ më të madh të Kinës: Pasojnë reagimet e ashpra
Administrata Trump ka njoftuar Kongresin Amerikan për planet rreth shitjes të sistemeve të raketave në vlerë prej gati 3 miliardë dollarë, në Tajvan, disa orë pasi Pekini njoftoi sanksionet ndaj kontraktorëve të mbrojtjes amerikane, përfshirë Boeing, kontraktori kryesor në marrëveshjen Harpoon. “Shtetet e Bashkuara mbajnë një interes të qëndrueshëm për paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit dhe e konsiderojnë sigurinë e Tajvanit qendrore për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit më të gjerë Indo-Paqësor”, tha Departamenti i Shtetit. Sipas tyre shitja nuk do të ndryshojë ekuilibrin ushtarak në rajon. Raketat Harpoon janë të afta të godasin anije dhe objektiva tokësorë....
Continue reading...Serbia po forcohet me dronë ushtarakë, në Komoran prodhohet “tanku” i parë i Kosovës
Muaj më parë është raportuar se Serbia po forcohet me avionë ushtarakë të Rusisë, duke sjellur reagim të ashpër të shteteve evropiane dhe SHBA. Mirëpo, ata nuk u ndalën dhe nisën të tjera plane të forcimit, duke planifikuar blerjen e dronëve nga Turqia. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për media në Pallatin “Serbia” pati lavdëruar dronët turq “Bayraktar TB2”. E reagime pati edhe në Kosovë, ku Serbia akuzohej se në vend se të investojë në paqe po investon në armatim. Por reagimi i një drenicaku nga Komorani ka befasuar të gjithë. Ai i është përgjigjur Serbisë me një...
Continue reading...



