Lajme

Rudina Hajdari tregon planin e Sali Berishës, zbulon për herë të parë se kur do rikthehet në Partinë Demokratike

Ish-deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka komentuar perplasjen e brendshme që po zhvillohet në PD, pas përjashtimit të Sali Berishës. Hajdari tha se aktualisht në selinë blu po zhvillohet një garë “mes pronarëve”, për interesa personale. “Ajo që ndodh në PD, e kemi parë dhe tejparë. Kemi të bëjmë me një garë muskujsh, mes pronarëve të partisë. Njëri ish-pronar dhe tjetri pronar. Nuk shoh ndonjë mundësi hapjeje të PD-së. Unë kam qenë kritike nga Lulzim Bashës. Vendimi i tij për t’u larguar nga parlamenti ishte një vendim antiamerikan. Asnjë nuk iu përgjigj thirrjeve të ndërkombëtarëve, që ishin kundër kësaj lëvizje. As...

Continue reading...

Arbana Osmani “thikë pas shpine” Edi Ramës, si e “fundosi” brenda pak orësh

E premtja ka rezervuar një përballje interesante në emisionet televizive në Shqipëri. Në dy televizionet kombëtare, Top Channel dhe TV Klan, transmetoheshin paralelisht në të njëjtën kohë, emisionet “Big Brother Vip” dhe “Zonë e Lirë”. Në këtë të fundit, ishte i ftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Dalja e kryeministrit, e para në një emision televiziv që pas shpalljes së emergjencës së krizës energjetike , duhej të kishte ngjallur interes të lartë, por sipas të dhënave, qytetarët në masë janë “gozhduar” përpara ekranit të Top Channel. Ne kemi bërë një krahasim të audiencës në YouTube, ku siç mund ta shihni...

Continue reading...

Vuçiq: Fuqitë e mëdha do të kërkojnë zhdukjen e Republikës Serbe në Bosnjë deri në pranverë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot u takua me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në jug të Serbisë. Dhe përveç deklaratave rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, ai është deklaruar edhe një çështje tjetër – atë të Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në këtë drejtim, siç ka thënë ai fuqitë e mëdha “do të kërkojnë zhdukjen e Republikës Serbe (në Bosnjë dhe Hercegovinë)” deri në pranverë dhe se Serbia do të përballet me presion të madh. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Vuçiq deklaroi se “kjo do të bjerë mbi supet e Serbisë” dhe se Serbia po përballet me...

Continue reading...

Vuçiq-Lajçakut pas aksionit të Kosovës në veri: Ndali ose do t’i ndalim ne

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka mbajtur një takim urgjent në kazermat ushtarake të Serbisë në Rashkë, për të rënë dakord, siç u tha, se çfarë të bënin pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri. Ai tregoi se ka folur me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilit tha se i ka kërkuar “t’i ndalojë” veprimet e institucioneve të Kosovës. “Ndaloni ata. Nëse nuk jeni në gjendje ta bëni, ne do t’i ndalim”, deklaroi Vuçiq se i ka thënë Lajçakut. “Ata më thanë ‘ne jemi duke punuar për këtë’ dhe pastaj...

Continue reading...

Tensionet në veri të Kosovës, reagon Grenell: Manipulim i disa politikanëve në Prishtinë, Biden të mos heshtë

Ish-i Dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me aksionin e ndodhur sot në Mitrovicën e Veriut. “Marrëveshja e Brukselit është e qartë dhe duhet të ndiqet – kjo është shkelje e saj”. “Manipulimet politike nga disa në Prishtinë, para zgjedhjeve lokale të së dielës duhet ndaluar. Kjo është e rrezikshme dhe e pamatur”, është shprehur Grenell “Joe Biden nuk duhet të heshtë në këtë situatë”, përfundon deklarata e Grenell.

Continue reading...

Haradinaj reagon për aksionin në veri: Kurti të sqarohet nëse e bëri për fushatë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas aksionit të sotëm të policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri të Kosovës si dhe në regjionin e Prishtinës dhe Pejës. Haradinaj ka thënë se ata që kanë sulmuar policinë duhet të shkojnë pas hekurave. “Askush nuk ka të drejtë të ngre dorë ndaj policit të Kosovës. Huliganët dhe banditët duhet të burgosën dhe shteti duhet të jetë i pa kompromis ndaj tyre. Secili që sulmon policinë e Kosovës dhe e prish rendin publik, duhet ta marrë dënimin e merituar”, ka shkruar ai. Kreu i AAK-së, është shprehur se qeveria e ka...

Continue reading...

Brnabic: NATO dhe KFOR ndaloni Kurtin, situata është më shumë se dramatike

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, i bëri kërkesë bashkësisë ndërkombëtare që të ndalojnë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi situata po del jashtë kontrolli dhe jemi buzë kaosi sipas saj. “I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO’s dhe KFOR, që menjëherë të reagojnë e të ndalojnë Albin Kurtin. Situtata është më shumë se dramatike dhe ky është momenti i fundit kur duhet reagim i pashmangshëm për të ndaluar kjo politikë e çmendur që po bën Prishtina. Kjo sjellje ka tejkaluar çdo kufi dhe po na sjell buzë kaosit” ka reaguar vet me dramë vet kryeministrja serbe. Vlerësim të njejtë për aksionin...

Continue reading...

Vuçiç: “Serbia, vendi më i zhvilluar në rajon. 900 euro pagat, 400 pensionet”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrja Ana Brnabiç kanë prezantuar strategjinë ekonomike të vendit deri në vitin 2025. Vuçiç deklaroi se ekonomia e Serbisë, për këtë vit, ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në rajon dhe në shumë vende të BE. Vuçiç tha se investimet e huaja janë 3.8 miliardë euro duke shtuar “se kjo shifër është më e madhe se investimet në gjithë vendet e tjera të Ballkanit, të marra së bashku”. Gjithashtu, Vuçiç deklaroi se rritja ekonomike në muajin nëntor ishte 5 %, më e larta në gjithë vendet e BE. Vuçiç premtoi se në fund...

Continue reading...

“Mos u frikëso që je 77 vjeç”, demokrati nga Kukësi i bën komentin epik Sali Berishës: Je 11 vjet je prapa Joe Bidenit

Gjatë foltores së Sali Berishës me demokratët në Kukës, nuk kanë munguar as batutat e qytetarëve. Një prej tyre, teksa foli me superlativa për ish-kryeministrin, në fund i uroi atij pleqëri të mbarë. Ai i tha Sali Berishës që të mos frikësohet për moshën, pasi Joe Biden është më i madh se ai. Pjesë nga biseda Qytetari: Je i votuar edhe nga fëmija 2 vjeçar. Ne të falënderojmë, të urojmë pleqëri të mbarë. Ti mos u frikëso se je 76 vjeç. Berisha: 77 Qytetari: Doja te ta ulja nje vit. Joe Biden është 88, i thonë 11 vjet je prapa...

Continue reading...

Mentor Kikia bën deklaratën e fortë: Të gjithë ministrat e Berishës duhet të ishin në burg

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar situatën në PD, duke theksuar se shumë ish ministrat të Sali Berishës duhet të ishin në burg. “Të mos ishte as Basha as Berisha dhe të fillonte një reformim”, u shpreh ai. “PD duhet të kishte kaluar një proces rinovimi, ku njerëzit që kanë qenë pjesë e qeverisë, dhe përgjegjës të atij korrupsioni për të cilin PD u ndëshkuar në 2013 do duhej të ishin larguar. Ka patur në mesin e ministrave PD që duhet ti ishin nënshtruar edhe ndjekjes penale, jo vetëm përjashtimit politik Nuk mendoj se është i rrezikuar Basha por edhe nëse...

Continue reading...