“Mos u frikëso që je 77 vjeç”, demokrati nga Kukësi i bën komentin epik Sali Berishës: Je 11 vjet je prapa Joe Bidenit

Gjatë foltores së Sali Berishës me demokratët në Kukës, nuk kanë munguar as batutat e qytetarëve. Një prej tyre, teksa foli me superlativa për ish-kryeministrin, në fund i uroi atij pleqëri të mbarë. Ai i tha Sali Berishës që të mos frikësohet për moshën, pasi Joe Biden është më i madh se ai.

Pjesë nga biseda

Qytetari: Je i votuar edhe nga fëmija 2 vjeçar. Ne të falënderojmë, të urojmë pleqëri të mbarë. Ti mos u frikëso se je 76 vjeç.

Berisha: 77

Qytetari: Doja te ta ulja nje vit. Joe Biden është 88, i thonë 11 vjet je prapa Joe Bidenit. Ti shëndetin e ke, forcën e ke, mendjen e ke dhe ne kemi shpresën e madhe tek ty.