Arbana Osmani “thikë pas shpine” Edi Ramës, si e “fundosi” brenda pak orësh

E premtja ka rezervuar një përballje interesante në emisionet televizive në Shqipëri. Në dy televizionet kombëtare, Top Channel dhe TV Klan, transmetoheshin paralelisht në të njëjtën kohë, emisionet “Big Brother Vip” dhe “Zonë e Lirë”. Në këtë të fundit, ishte i ftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Dalja e kryeministrit, e para në një emision televiziv që pas shpalljes së emergjencës së krizës energjetike , duhej të kishte ngjallur interes të lartë, por sipas të dhënave, qytetarët në masë janë “gozhduar” përpara ekranit të Top Channel.

Ne kemi bërë një krahasim të audiencës në YouTube, ku siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme, emisioni Big Brother Vip rezulton se është ndjekur live nga mbi 1.8 milionë persona, ndërsa videot janë parë rreth 3.6 milionë herë brenda një ditë.