Vuçiç: “Serbia, vendi më i zhvilluar në rajon. 900 euro pagat, 400 pensionet”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrja Ana Brnabiç kanë prezantuar strategjinë ekonomike të vendit deri në vitin 2025.

Vuçiç deklaroi se ekonomia e Serbisë, për këtë vit, ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në rajon dhe në shumë vende të BE. Vuçiç tha se investimet e huaja janë 3.8 miliardë euro duke shtuar “se kjo shifër është më e madhe se investimet në gjithë vendet e tjera të Ballkanit, të marra së bashku”.

Gjithashtu, Vuçiç deklaroi se rritja ekonomike në muajin nëntor ishte 5 %, më e larta në gjithë vendet e BE.

Vuçiç premtoi se në fund të vitit 2025 paga mesatare në Serbi do të jetë 900 euro, ndërsa pensionet 400 euro. Rritja e pagave do të nis që në janar të vitit 2022, ku nuk do të ketë më paga nën 500 euro.

Presidenti i Serbisë deklaroi se qëllimi kryesor është që në vitin 2025 të jetë përgjysmuar numri i të rinjve që kërkojnë të emigrojnë.