Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Në njoftim, Kushtetuesja thekson se çështja do të kalojë në seancë publike, ndërsa data e saj do të caktohet në përputhje me rregullat proceduriale të Gjykimit Kushtetues. Njoftimi: “Në Gjykatën Kushtetuese është në shqyrtim vendimi i Kuvendit të Shqipërisë nr.55/2021, datë 09.06.2021 “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”. Ky vendim i është dërguar Gjykatës Kushtetuese me shkresën nr.1368 prot., datë 14.06.2021 të Kuvendit të Shqipërisë dhe është regjistruar në këtë gjykatë në datën 14.06.2021, me numër të...
Continue reading...Lajme
Negociatorë për “shpëtimin” e Berishës? Ambasadorja Yuri Kim reagon pas deklaratave të bujshme
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas deklaratave në media se ka pasur deputetë që kanë ndërmjetësuar për shpëtimin e Sali Berishës nga shpallja “non grata”nga SHBA. Kim teksa publikon memorandumin kundër korrupsionit, në një reagim në Twitter shprehet se vendimi i SHBA-së për personat që vendos që të shpallen “non grata” nuk negociohet dhe askush nuk duhet të pretendojë se ishte “ndërmjetës”. Postimi i Yuri Kim: “ 7031 (c) përcakton se ky ligj nuk i nënshtrohet “negocimit” dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”. Ata që janë subjekt i këtij ligji mund të fajësojnë...
Continue reading...Sali Berisha festoi ditëlindjen e tij të 77-të, Presidenti Meta i bën surprizën e veçantë
Presidenti Ilir Meta nuk e ka fshehur asnjëherë dobësinë e veçantë që ka për ish-kryeministrin Sali Berisha. Me rastin e ditëlindjes së tij të 77-të nuk ka munguar për Berishën një urim edhe nga Presidenti Meta. Postimi i Metës: “Sot e urova përzemërsisht Prof. Dr. Sali Berishën me rastin e 77-vjetorit të lindjes! Për më tepër, që numri 77 sipas Biblës është edhe simbol i përsosmërisë”, shkruan Meta.
Continue reading...Baton Haxhiu lëshon deklaratën e fortë në mes të studios: Ky është deputeti që ndërmjetësoi për shpëtimin e Berishës
Analisti Baton Haxhiut ka bërë një deklaratë të fortë kur tha se deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka ndërmjetësuar për shpëtimin e Sali Berishës.Haxhiu tha se Bylykbashi ka bërë çmos gjithë kohën për të qenë ndërmjetësues i situatës. Pjesë nga debati: Baton Haxhiu: E para, është person non grata njeriu të cilin e ka dënuar SHBA. Dënimin e tij që e kanë bërë SHBA, t’ja lënë dënimin ose vrasjen Lul Bashës. Po si është e mundur? Ky njeri që është këtu, ka bërë çmos gjithë kohën me qenë ndërmjetësues i situatës për ta shpëtuar Sali Berishën. Oerd Bylykbashi: Kush ka qenë...
Continue reading...Berisha merr goditjen e radhës nga vendlindja e tij, bashkia heq posterin gjigand të ish-kryeministrit
Fundi i palavdishëm i Sali Berishës u vendos që kur DASH e shpalli ‘non grata’, që më pas u shoqërua edhe me vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD. Nëse deri më sot ‘mbështetja e vetme’ që i kishte mbetur ishte nga vendlindja e tij, duket se dhe tropojanët kanë hequr dorë duke rrëzuar kështu ndikimin që Berisha kishte në këtë qytet. Bashkia e Tropojës pas shumë vitesh ka hequr posterin e Sali Berishës, që e mbante në ballinën e institucionit duke i ‘marrë frymën’. Ndër vite kjo bashki është drejtuar nga demokratë, por edhe...
Continue reading...Erion Braçe shpërthen ashpër ndaj Eni Vasilit: Shoqja kazetare nuk ka idenë e realitetit në Shqipëri
Tema e diskutimit mbrëmë në emisionin e moderatore Eni Vasili “Open”, ishte arrestimi i ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi nga SPAK. Moderatorja Eni Vasili gjatë komenteve të saj ndër të tjera tha se nuk e dinte që ekzistonte “RTSH-Agro”, madje insistoi se ky televizion nuk ka audiencë, ndaj nuk e justifikon shifrën e shpenzuar për krijimin e tij. Ky koment i moderatores ka sjellë reagimin e ish-zëvendëskryeministrit dhe deputetit, Erion Braçe, i cili në një postim në rrjetet sociale e quan atë “kazetare”, që nuk ka idenë e realitetit në Shqipëri. Postimi i Braçes: “Shoqja kazetare, nuk ka kush detyrim...
Continue reading...Kryeministri Rama revoltohet me Bashën dhe nuk i lë gjë pa thënë: Më tregon ti mua prindin! U rimore me djalin tim
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj ‘flakë për flakë’ nga foltorja e Kuvendit akuzave të kryedemokratiti Lulzim Basha ndaj tij. Deklarata e Ramës: “E para njëherë të jemi të qartë dhe ta dinë të gjithë, ajo që ndodh me ju, mua jo vetëm nuk ma don, por më bën të ndihem keq, se është fundi i etikës, i një partie e cila gjithsesi ka bërë çka bërë, por deri këtu nuk kishte shkuar. Foltoren këtu nuk e solla unë, dhe s’ke për ta dëgjuar, nëse nuk do ta sjellësh ti, e qeshura që të del natyrshëm, të del me vështirësi këto...
Continue reading...“Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin”: Fjalimi i zjarrtë i Abdyl Frashërit që shkundi Parlamentin Osman, reagimi i turqve dhe duartrokitjet në sallë
Në fjalën e hapjes së Parlamentit të parë osman sulltan Abdylhamidi II (1876-1909) premtoi se në kuadër të reformave që do të realizonte do të hapte edhe një shkollë për përgatitjen e nënpunësve e kuadrove të lartë të shtetit osman dhe se brenda një viti do të sillte në Parlament një rregullore të re mbi arsimin. Në diskutimet që u zhvilluan në Parlament lidhur me legjislacionin e vilajeteve dhe bashkive u vu re se zbatimi i këtyre ligjeve ishte i kushtëzuar nga nënpunësit e shkolluar dhe nga populli që dinte shkrim e këndim. Këto diskutime nxorrën në pah gjendjen e...
Continue reading...Spartak Ngjela pret goditjen e madhe nga SPAK: Ne nuk e bëjmë dot për këto arsye, tani e ka në dorë Uashingtoni
Duhet të keni parasysh një gjë. Nuk është gjë e lehtë të rrasësh në burg kryeministrat, të cilët i drejtohen populizmit. E njihni populizmin ju? Tjetri ka dalë i drejtohet popullit. Është “non grata” në Amerikë dhe i kërkon popullit ndihmë. Këtë nuk e drejtojmë ne, e ka marrë përsipër Uashingtoni. Ne nuk e bënim dot për këto arsye. E para, sepse këta kishin kapur gjithçka në shtet, janë bashkë kundër reformës në drejtësi dhe mbi të gjitha janë me para”. Kështu është shprehur avokat Spartak Ngjela teksa komentoi punën e dy viteve të SPAK. Ngjela theksoi më tej se...
Continue reading...Lefter Maliqi e thotë hapur: Ky është politikani shqiptar që unë kam idhull
Ish-deputeti i PD-së, Lefter Maliqi foli për situatën politike në vend. Ai tha se idhulli i tij në politikë është Sali Berisha. “LSI-ja për mua është shtëpia ku e nisa dhe aty dua ta mbaroj. Nuk diskutohet që unë kam idhull Sali Berishën dhe kam mirënjohje të jashtëzakonshme për atë që ka bërë kur unë kam qenë deputet dhe kryetar i pushtetit vendor në zonën e Beratit që ka ngelur me ato investime. Sigurisht mbase nuk do të jem i pranishëm në Berat por jam me atë dhe do të shkojnë mbështetësit e mi që kanë votuar PD në takimin...
Continue reading...




