Lajme

Refuzoi t’i bashkohej ‘Foltores’ së Sali Berishës, Hoxha del me mesazhin e fuqishëm

Deputeti i PD-së në Kukës, Flamur Hoxha refuzoi të merrte pjesë dje në “Foltoren” që organizoi Sali Berisha në verilindje të vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shpjegon arsyen dhe bën thirrje për bashkim mes demokratëve. Deklarata e Hoxhës: “Të dashur demokratë, votues e miq të mi. Uroj që këtë status secili ta lexoje larg emocioneve e sa më afër realitetit objektiv të PD prej 30 vitesh. Asokohe isha 23 vjeçar kur u bera antarë nismëtar i saj, i PDSH. Unë jam votuar nga mijëra qytetarë e demokrate kuksiane që të jem deputet i PD. Ndjehem krenar dhe...

Continue reading...

Kryeministri Rama nuk ia përton qytetarit dhe i mbyll gojën me përgjigjen

Kreu i qeverisë Edi Rama mëngjesin e sotëm publikoi pamje nga Fushë-Kruja nga shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019. Kryeministri është kapur me një komentues, i cili shkruante se qeveria ishte e detyruar të ndërtonte, pasi ishin lekët e “botës”. “Ca bravo me ca bravo i thoni ketij, apo ca prisnit leket e botes ti gllaberonte te gjitha, po normal qe do ndertoje se smund ti vjedhi dot te gjitha se bjen shume ne sy ashtu” shkruan një komentues në postimin e Ramës. Kreu i qeverisë nuk e ka kursyer përgjigjen duke e sqaruar komentuesin...

Continue reading...

“Mos ndalen dhe ta çojnë deri në fund këtë që kanë nisur”, Astrit Patozi tregon çfarë po ‘zien’ në PD

Politikani Astrit Patozi ka bërë një koment lidhur me përplasjet në Partinë Demokratike, ku shumë deputetë i kanë dalë kundër Lulzim Bashës dhe kanë marrë në mbrojtje Sali Berishën. Postimi i Patozit: “E MIRA ËSHTË TË MOS NDALEN… Kur na u vërsulën neve me tërbim para ca viteve, sepse u kishim sharë Lulin, pata një lloj habie në fillim, megjithëse e njoh mirë këtë lloj teknologjie staliniste dhe isha në një farë mënyre i përgatitur. Kisha menduar gabim që do t’u duhej pak kohë derisa të merrnin marshin e damkosjes se armikut, sepse shumica prej nesh kishte një jetë me...

Continue reading...

Ish-deputeti i PD-së plas deklaratën e fortë: Basha më tha që do bëjmë protesta, në çdo cep të Shqipërisë

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu shprehet i pakënaqur për vendimet e fundit të kryedemokratit Lulzim Basha. Balliu u shpreh për emisionin ‘Breaking’ se më 13 qershor kur u bënë zgjedhjet në PD, votoi për Lulzim Bashën, por vendimet e tij e kanë zhgënjyer. Deklarata e Balliut: “Të dalë ai dhe të më thotë mua antiamerikan, këto janë budallallëqe, edhe të hidhet përpjetë Basha kjo nuk është e vërtetë. E di si më tha mua? Që i kam duart e lidhura dhe nuk kam mundësi zgjedhje. Atëherë ti je peng, ti s’më merr dot mua në parti. Kur s’ke mundësi zgjedhje...

Continue reading...

“Po mbërrin stuhia më e keqe në 13 vite”, meteorologu i BBC -së ngre alarmin: Do të kemi ndryshime drastike

“The Sun” shkruan se stuhia më e keqe në 13 vitet e fundit pritet të godasë Britaninë e Madhe për 3 javë, deri në fund të muajit tetor. Një pjesë të Uellsit dhe Skocisë, por edhe bregdeti jugor do të mbulohen nga dëbora. Meteorologu i BBC -së John Hammond tha se vjeshtës sonë jashtëzakonisht të ngrohtë do t’i vijë një fund i ftohtë së shpejti. “Këto erëra në lartësi të mëdha normalisht intensifikohen ndërsa shkojmë drejt dimrit. Episodet e ndryshimeve klimatike mund të bëjnë që vorbulla polare të kthehet në të kundërt, gjë që mund të ketë ndikime dramatike në...

Continue reading...

Erion Braçe doli me reagimin e revoltuar, Artan Hoxha i kthehet ashpër dhe ia numëron ‘një për një’

Mbrëmjen e djeshme në ndeshjen Shqipëri-Poloni tifozët shqiptarë hodhën shishe në fushë. Për këtë akt reagoi edhe ish-zv.kryeministri Erion Braçe, i cili e quaji rrugaçëri. Mirëpo në postimin e Braçes nuk ka munguar as një reagim nga gazetari Artan Hoxha. Postimi i Hoxhës: “Ne problemi duhet pare diku tjeter. Me cdo stadium ne bote nuk ka shishe plastike, te pakten aty ku rasti me ka cuar te shoh furboll, nga Lisbona ne Moske, nga Stokholmi ne Stamboll, nuk shiten shishe plastike brenda stadiumit vetem gota plastike qe nuk rrezikojne askend. Por makuteria per te fituar para nga kompania qe FSHF...

Continue reading...

Deputeti i PD bën deklaratën e bujshme: Nëse do isha kryetar partia, Berishën do ta kisha përjashtuar që në 2013

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj tha se vendimi i Lulzim Bashës për Sali Berishën ishte kurajoz dhe mjaft i përgjegjshëm, duke analizuar peshën dhe rëndësinë që marrëdhëniet me Amerikën kanë për PD dhe vendin. Basha e mori vendimin nga frika, në shantazh e sipër apo e shikon si vendim kurajoz ose të papërgjegjshëm? Agron Gjekmarkaj: Mendoj që është një vendim shumë kurajoz dhe i përgjegjshëm. Mos të bëhemi hipokrit, SHBA kanë një peshë shumë të madhe në politikën e brendshme shqiptare, në sovranitetin e Kosovës dhe Shqipërisë, na kanë futur në NATO. Në një farë mënyre ne jemi nën ombrellën...

Continue reading...

Rudina Hajdari nxjerr “zbuluar” Sali Berishën: Nuk ka për të fituar

Ish-deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka komentuar luftën e brendshme që po zhvillohet në PD. Sipas ish-deputetes, Sali Berisha reagoi vetëm pasi iu cënua interesi personal. Sido që të shkojë “lufta” në PD, Hajdari la të kuptohet se nuk beson se ish-kryeministri mund të fitojë sërish besimin e qytetarëve. “Sali Berisha duhet t’i kishte ngritur shumë më parë këto çështje. Ai po reagon tani, vetëm pasi iu cënua interesi personal. Berisha ka bërë të njëjtat gabime që ka bërë Basha. Nuk mendoj se Berisha mund të fitojë përtej strukturave të PD-së. Në fund të fundit në presim ndërrimin e pushtetit, por...

Continue reading...

Zbardhet lëvizja e radhës! Rama i beson një tjetër gruaje një post të rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që gratë të dominojnë në mandatin e tij të tretë. Rama ka firmosur emërimin e një tjetër gruaje në krye të një institucioni të rëndësishëm, siç është Agjencia Kombëtare e Turizmit. Këtë herë është vendosur Ori Kuçi në postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Ori Kuçi ka studiuar në Itali. Pas kthimit nga vendi fqinj, ajo është angazhuar në një emision radiofonik dhe iu sektorit të biznesit provat. Në vitin 2013, Kuçi punoi për disa kohë si këshilltare për mediat në kabinetin e ministrit Arben Ahmetaj.

Continue reading...

“Zero tolerim”, Basha: Ju tregoj unë kush është llumi dhe “bishtat” e korruptuar në PD

“Nuk do të ketë asnjë tolerim”. Ky ishte paralajmërimi i fortë i Lulzim Bashës ditën e sotme për Flamur Nokën nëse vazhdon, por edhe deputetët e tjerë. Ai tha nga selia blu se “ne nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale, sajesave dhe shpifjeve, që duan ta kthejnë PD në një bunker të axhendave personale, të kujtdo qofshin”. Në mbledhjen e grupit ditën e diel, Lulzim Basha referuar akuzave nga baza, tha se “Qeverisja 8 vjeçare e PD ka pasur pjesën e vet të mirë dhe ka pasur edhe llumin” duke shkaktuar irritimin e një pjese të demokratëve, mes...

Continue reading...