Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se në spitalin Ifektiv kanë mbërritur respiratorë të rinj për t’i ardhur në ndihmë mbërritur respiratorë të rinj. Postimi i Manastirliut: “Nga spitali infektiv ku kanë mbërritur respiratorë të rinj, një tjetër mbështetje e rëndësishme për fuqizimin e kapaciteteve të terapisë intensive për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19. Me zinxhirin e solidaritet, #bashkë, për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të #COVID19, me punën e madhe të mjekëve dhe VETËM me ndihmën e çdo qytetari! #RuaniShëndetin”, shkruan ministrja. VIDEO:
Continue reading...Lajme
“Kjo është gjëja e mirë që ka koronavirusi!” Habit me deklaratën aktori i madh Mirush Kabashi
Aktori i madh Mirush Kabashi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me Covid-in që vazhdon të mbetet një kërcënim për gjithë botën. Edhe pse jo në gjëndje të mirë shëndetësore, aktori Kabashi nuk mund të mos ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar sot paradite nga Forumi i Shoqërisë Civile mbi reformën zgjedhore. Për të përcjellë një mesazh për të ardhmen. Mirush Kabashi nuk fshehu dot shqetësimin për situatën në të cilën ndodhet vendi dhe mesazhi i tij ishte për një reformë të vërtetë politike. “Reforma jo elektorale, por reforma politike. Pasi tek reforma elektorale kemi diskutuar si...
Continue reading...Reagime nga diaspora: Nëse nuk i hapni kufijtë pa kushte, as që e kemi ndërmend të vijmë
“Diaspora cdo vit i harxhon në Maqedoni mbi 200 milionë euro, dhe qeveritë e deritanishme nuk kanë bërë asgjë për ne. Vendimi i fundit me hapjen e kufijve me kushte me test dhe vetizolim është skandaloze. Pse të vij unë dhe krejt pushimin ta kaloj në vetizolim. Kjo është turp”, theksoi, Sadat.F, mërgimtar nga Zvicra, i cili thotë se duhet të ngritet zëri edhe më shumë në përkrahje të diasporës. Reagimi i tij vjen pasi që Maqedonia e Veriut prej sot hap të gjitha vendkalimet kufitare, mirëpo në fuqi mbeten masat për test PCR dhe izolim shtëpiak 14 ditor. Sipas...
Continue reading...Thaçi dhe Hoti përfaqësojnë Kosovën në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i vendit Hashim Thaçi bashkë me Kryeminsitrin Avdullah Hoti, do ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë në takimin e 27 qershorit. Kështu merr vesh ekskluzivisht Klan Kosova, ndërsa mësohet se fillimisht takimi ishte planifikuar për më 25 qershor, por më pas është vendosur për datën 27. Zyrtarisht kjo ende nuk është konfirmuar nga presidenca por as nga kryeministria. Por Thaçi dhe Hoti merret vesh se kanë diskutuar rreth takimit të Washingtonit sot gjatë takimit të parë të përbashkët të zhvilluar në Presidencë. Ndërsa nga pala tjetër, Serbinë do ta përfaqësojë Presidenti Aleksandar Vuçiq si dhe Kryeministrja...
Continue reading...OBSH-ja paralajmëron për rikthim të coronavirusit
Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se shtetet “duhet të jenë të përgatitura për mundësinë e rikthimit” të coronavirusit të ri, teksa Evropa vazhdon të rihapet dhe Kina përballet me shpërthim të ri, që ka nxitur mbylljen e disa pjesëve të Pekinit. Teksa numri i rasteve të konfirmuara me coronavirus arrin në 8 milionë, dhe numri i të vdekurve në 436,000, Ghebreyesus ka theksuar se janë dashur dy muaj për të regjistruar 100,000 raste të prekura me këtë virus – që tani përbën shifër ditore të infektimit – dhe se virusi është duke u...
Continue reading...Fauci skeptik: Normaliteti nuk do të kthehet këtë vit
Drejtuesi kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr.Anthony Fauci, tha se koronavirusi mund të shfaqet në disa cikle dhe se një rikthim në normalitet të plotë në jetën e përditshme nuk ka gjasa të pritet këtë vit. “Shpresoj që një shkallë e caktuar e normalitetit të vërtetë do të vendoset brenda vitit të ardhshëm, apo kështu, por nuk mendoj se do të jetë këtë dimër apo vjeshtë”, tha Fauci në një intervistë me britaniken The Telegraph, duke shtuar se virusi do të jetë akoma disi më i pranishëm. Fauci tha gjithashtu se ndalesat e udhëtimit në disa rrugë ndërkombëtare nuk...
Continue reading...Skandal në jugun e Shqipërisë, minoritari grek djeg flamurin
Manolis Vito, minoritari grek nga fshati i Finiqit ka djegur mbrëmjen e djeshme flamurin shqiptar në mes të Sarandës. Në videon e publikuar nga vetë minoritari në faqen e tij të Facebook, janë numëruar shumë komente nga shqiptarë të revoltuar të vilët i kanë bërë thirrje t’i dalë përballë të sqarohen po qe burrë. Rikujtojmë se në një portal nacionalist grek të quajtur “Himara.gr”, një ushtar që mbante në uniformën e tij flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë, shkruante se në Greqi është krijuar ushtria për të çliruar Vorio Epirin. Duhet theksuar se nacionalistët grekë vijojnë të besojnë se...
Continue reading...Flet Pipero: Çfarë duhet të bëni tani që u rritën rastet me koronavirus
Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero thotë se çerdhet nuk duhen mbyllur për faktin se aty del një rast pozitiv me Covid-19. Duke iu referuar lajmit të mbylljes së çerdhes nr.16 në ish-Bllok për shkak se një edukatore ka rezultuar me koronavirus, Pipero tha se fëmijët janë pak ose aspak të rrezikuar. “Mund të dalë një rast në çerdhe, por nuk duhet të nxitohemi për ta mbyllur çerdhen. Ne duhet të respektojmë protokollin dhe të vazhdojmë jetën. Nuk është zgjidhje mbyllja e çerdheve. Nëse respektohen protokollet, nuk duhet pasur frikë për një rast pozitiv. Mund të jetë një rast pozitiv asimptomatik, mjafton...
Continue reading...“Kemi 8 orë që presim!” Rreth 100 shqiptarë bllokohen në Zyrih, Rinasi s’i lejon të nisen drejt Shqipërisë
Në aeroportin e Zyrihut janë bllokuar rreth 100 shqiptarë dhe nuk lejohen të nisen drejt Rinasit. Pasagjerët shprehen të pakënaqur për këtë gjë dhe kanë bërë përgjegjës pikërisht autoritetet shqiptare që kanë bllokuar udhëtimin. Mësohet se ata kanë fluturuar nga Çikago në Zyrih dhe destinacioni i fundit është Rinasi. Në momentin që kanë zbritur në aeroportin e Zyrihut ata nuk janë lejuar që të nisen për në Shqipëri. Ata u shprehën se kanë pritur 8 orë bashkë me fëmijët dhe bagazhet që kishin. Një prej tyre tha se askush nuk i jep informacion për linjën Edelweis që do nisej sot....
Continue reading...Pëson sulm në zemër duke drejtuar kamionin, në gjendje të rëndë shqiptari arrin të shmangë aksidentin
Ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit kamionisti 63-vjeçar shqiptar, Shkelqim Borici. Ai u godit nga ataku kardiak ndërsa ishte në timonin e kamionit të ngarkuar me mollë. Megjithëse ambulanca mbërriti në kohë përsëri ai nuk arriti të mbijetojë. Ai ishte duke udhëtuar përgjatë rrugës Castelaz në momentin kur gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Me gjithë fuqitë që pati ai arriti të manovorojë kamionin nga rruga për të shmangur aksidente të mundshme me mjetet e tjera. Telefonata ndaj ambulancës u bë nga disa çiklistë që panë makinën të dalë nga rruga. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes por...
Continue reading...




