Pëson sulm në zemër duke drejtuar kamionin, në gjendje të rëndë shqiptari arrin të shmangë aksidentin

Ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit kamionisti 63-vjeçar shqiptar, Shkelqim Borici. Ai u godit nga ataku kardiak ndërsa ishte në timonin e kamionit të ngarkuar me mollë.

Megjithëse ambulanca mbërriti në kohë përsëri ai nuk arriti të mbijetojë.

Ai ishte duke udhëtuar përgjatë rrugës Castelaz në momentin kur gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Me gjithë fuqitë që pati ai arriti të manovorojë kamionin nga rruga për të shmangur aksidente të mundshme me mjetet e tjera.

Telefonata ndaj ambulancës u bë nga disa çiklistë që panë makinën të dalë nga rruga.

Ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes por për fat të keq Shkëlqimi nuk arriti të mbijetojë dhe zemra e tij ndali rrugës për në spitalin Santa Chiara.

Të gjithë kanë vlerësuar altruizmin e burrit i cili pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore ka mundur të shmangë aksidente të tjera.