Fauci skeptik: Normaliteti nuk do të kthehet këtë vit

Drejtuesi kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr.Anthony Fauci, tha se koronavirusi mund të shfaqet në disa cikle dhe se një rikthim në normalitet të plotë në jetën e përditshme nuk ka gjasa të pritet këtë vit. “Shpresoj që një shkallë e caktuar e normalitetit të vërtetë do të vendoset brenda vitit të ardhshëm, apo kështu, por nuk mendoj se do të jetë këtë dimër apo vjeshtë”, tha Fauci në një intervistë me britaniken The Telegraph, duke shtuar se virusi do të jetë akoma disi më i pranishëm. Fauci tha gjithashtu se ndalesat e udhëtimit në disa rrugë ndërkombëtare nuk...