Reagime nga diaspora: Nëse nuk i hapni kufijtë pa kushte, as që e kemi ndërmend të vijmë

“Diaspora cdo vit i harxhon në Maqedoni mbi 200 milionë euro, dhe qeveritë e deritanishme nuk kanë bërë asgjë për ne. Vendimi i fundit me hapjen e kufijve me kushte me test dhe vetizolim është skandaloze. Pse të vij unë dhe krejt pushimin ta kaloj në vetizolim. Kjo është turp”, theksoi, Sadat.F, mërgimtar nga Zvicra, i cili thotë se duhet të ngritet zëri edhe më shumë në përkrahje të diasporës. Reagimi i tij vjen pasi që Maqedonia e Veriut prej sot hap të gjitha vendkalimet kufitare, mirëpo në fuqi mbeten masat për test PCR dhe izolim shtëpiak 14 ditor. Sipas...