Lajme

Shkarkimi i Fatmira Hajdarit, vjen reagimi i fortë i Rudinës

Deputetja demokrate Rudina Hajdari e ka nisur fjalën e saj me reagimin për shkarkimin e nënës së saj, Fatmira Hajdari nga KPK. “Dita e sotme ka përkuar me një lajm për familjen time dhe padyshim shumë njerëz më janë hedhur si ujqër për mbrojtjen e nënës sime. Përderisa e them këtë për time më e them për çdo gjyqtar dhe do e mbështes deri në fund.. Por gjithsesi sot kam ardhur të flas për diçka tjetrë, për Këshillin Politik që u mblodh për të ndryshuar sistemin politik dhe në fund nuk ndryshoi asnjë gjë”, – u shpreh Hajdari.

Continue reading...

Koronavirusi, Pëllumb Pipero: Ky është lajm shumë i mirë

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero sa i përket përdorimit të ilaçit të deksametazonit, jep lajmin e mirë duke thënë se ka qenë pjesë e skemës së trajtimit që në rastet e para me Covid në vendin tonë. “Është një konstatim i rëndësishëm, por ne i kemi përdorur që në ditët e para të prezencës së rasteve me Covid në vendin tonë. Unë e kam përmendur disa herë që anti viral, anti biotic, kortizonit, oksigjen në terapi, kjo është skema e mjekimit që është përdorur në vendin tonë dhe vende të tjera. Por studimi është i rëndësishëm. Lajmi i mirë është...

Continue reading...

A duhet t’i dimë emrat e të prekurve nga COVID-19? Silva Bino tregon pse nuk publikohet lista

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino sqaroi se pse nuk bëhen publikë emrat e personave aktivë që rrezikojnë të infektojnë edhe të tjerët me koronavirus. Sipas Binos, kjo do të bëhej pengesë për qytetarët e tjerë që të testoheshin për shkak të turpit. “Kjo do të pengonte pastaj edhe të gjithë qytetarët e tjerë që do të kishin nevojë për testim dhe për tu identifkuar të fshiheshin sepse publikimi i këtyre listave do të kishte një efekt negativ”, tha ajo për Vizion Plus.

Continue reading...

Biden shumë përpara Trump-it në anketën e fundit

Ish-nënpresidenti Xho Bajden kryeson me 13 pikë përqindëshe përpara presidentit aktual Donald Tramp në anketën e fundit të agjencisë Rojters dhe konsulentët nga “Ipsos”. Sipas anketës, 48 për qind e të anketuarve deklaruan se do të votojnë për Bajden, kandidat i mundshëm i Partisë Demokratike në zgjedhjet e caktuara për në nëntor, ndërsa 35 për qind thanë se do të votojnë për Trampin. Presidenti SHBA-së ka filluar ta humbasë mbështetjen gjatë muajve të fundit, duke u përballur me një valë kritikash lidhur me administrimin e tij për krizën e shkaktuar nga koronavirus dhe si përgjigje ndaj valës së protestave për...

Continue reading...

Trump paraqet ‘teorinë’ e radhës: Nëse bëjmë më pak testime, do kemi më pak raste me koronavirus

Presidenti dhe nënkryetari i Shteteve të Bashkuara po kërkojnë të sigurojnë publikun se pandemia e koronavirusit ka kaluar kulmin e saj në vend, megjithë alarmin e vazhdueshëm midis shumë zyrtarëve shëndetësor. Rritja e rasteve të reja të COVID-19 dhe vdekjeve në përgjithësi në Shtetet e Bashkuara është ngadalësuar, por disa pika të reja të nxehta po shfaqen. Numri i parashikuar i vdekjeve deri më 1 tetor u rrit të hënën në 201,129 nga Instituti për Metrikat Shëndetësore dhe Vlerësimi në Universitetin e Uashingtonit. Që nga e hëna, virusi i ri ka vrarë më shumë se 116,000 njerëz në Shtetet e...

Continue reading...

Serbia tradhtoi Grenellin, pa u bërë 24 orë nga marrëveshja

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pa u bërë 24 orë nga marrëveshja me të dërguarin e Trump, Richard Grenell, ka thyer marrëveshjen me të. Ai ka biseduar në telefon me ministrin e Jashtëm të Algjerisë të cilin e ka falënderuar për mos-njohjen e Kosovës, kjo pavarësisht që Grenell deklaroi që ka marrë zotimin e qeverisë serbe për të ndalur fushatën për mos-njohje të Kosovës, shkruan gazeta inFokus. Gazeta inFokus, ka kontaktuar me zyrën e të dërguarit të posaçëm të Presidentit të ShBA-ve, Richard Grenell. Këtë e ka pyetur nëse ky gjest i Daçiq është argument që Serbia nuk...

Continue reading...

Çfarë do ndodhë nëse vazhdojnë të rriten infektimet me Covid-19? Manastirliu zbulon skenarët

“Nëse vazhdon kjo tendencë rritje e numrit të pacientëve me koronavirus, do të hapet spitali covid2 dhe spitalet e tjerë”, kështu ka deklaruar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Në emisionin “Përballë”, Manastirliu shtoi se Ministria ka skenarët e vet dhe sot sipas saj 10% e rasteve aktive në vend janë të shtruar në spital. “Ne do vlerësojmë trendet ditore dhe situatën në spitale. Gjatë ditëve të fundit kemi pasur një situatë të qëndrueshme në spital, deri në 50 të shtruar në spitalin covid 1. Nga këto kritere që lidhen me situatën epidemiologjike, rastet e reja aktive, përhapjen e virusit… Sot...

Continue reading...

Biberaj zbulon sondazhet: Ju tregoj se kush do i fitojë zgjedhjet e ardhshme

Anëtari i kryesisë së PD-së, Aleksandër Biberaj tha se sondazhet e nxjerrin opozitën e bashkuar fituese në zgjedhje me mbi 55% të votave. “Të gjitha sondazhet e nxjerrin opozitën e bashkuar mbi 55%. Duket se kryeministri nuk ka nxjerrë mësime nga zgjedhjet e kaluara moniste të vitit 2019 dhe do të vazhdojë aventurën e vet. Ne si opozitë nuk do ta lejojmë dhe sigurisht edhe ndërkombëtarët nuk do ta lejojnë, pasi është arritur një marrëveshje, që nuk është më e mira e mundshme, por është përpjekur për të arritur në një kompromis që t’u shërbejë qytetarëve. Dhe në jemi të...

Continue reading...

Paralajmërimi ‘bombë’ i Spartak Ngjelës, tregon ndryshimin rrënjësor që e pret politikën shqiptare

Avokati Spartak Ngjela ngul këmbë tek realizimi i reformës në drejtësi. Në një intervistë televizive ai thotë se nëse politika amerikane do të vazhdojë këtë reformë, palët politike nuk do të marrin pjesë fare në zgjedhjet e vitit 2021. Ai thotë se nëse nuk do të zbatohet Kushtetuta, për palët politike nuk ka të ardhme. Ngjela: “Nuk i dëgjoj fare këta. Ne kemi shpresë tek reforma antikorrupsion. Përveç Hajdarit, këta të tjerët janë me probleme. Nëse politika amerikane dhe ajo e BE-së e lartë do të vazhdojnë reformën antikorrupsion, veç Rudina Hajdarit që ka qenë në ShBA, këta të tjerët...

Continue reading...

Grida Duma i publikon videon kryeministrit dhe hedh akuzat e rënda: Ja kush po e përhap virusin dhe për çfarë interesash

Ish-deputetja e PD, Grida Duma ka publikuar një video duke iu përgjigjur akuzave të Ramës se opozita me tubimet dhe mosrespektimi i masave nga qytetarët kanë sjellë rritjen e rasteve me COVID-19. Duma ka nxjerrë pamje nga grumbullimet tek inaugurimi i Parkut Rinia, provimet e maturantëve, grumbullimet e qytetarëve tek Postat si dhe dhuna tek Teatri apo në Velipojë. Sipas Dumës Rama dhe njerëzit e tij janë përgjegjësit e vetëm për rritjen e rasteve me COVID-19 për disa interesa të caktuara. “Shikoni dalldinë e fjalëve dhe masakrën e veprave të Ramës! Shikoni se kush po përhap virusin dhe për çfarë...

Continue reading...